Këshilltar i Klientëve – Komercialistë në Ekspoziturën në Malishevë
Data e publikimit
19-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës
Këshilltar i klientëve – komercialistë në Ekspoziturën në Malishevë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 1 vjet përvojë pune në bankë ose institucione tjera financiare;
- Aftësi në shitje dhe njohuri të mirë të financave;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Aftësi të mira komunikuese dhe nder-personale;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Informimi i klientëve për të gjitha llojet e shërbimeve dhe produkteve bankare;
- Realizon kërkesat për produkte kreditore në aplikacionin e Bankës;
- Këshillimi i klientëve lidhur me ofertat e Bankës si dhe përzgjedhja dhe shitja e produkteve që i përshtaten klientit;
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
- Menaxhimi i të gjitha llojeve të llogarive, hapja e llogarive rrjedhëse, depozitave, kursimeve, kredive personale, kartelave kreditore, urdhëresat të përhershme, direkt debit;
- I pajisë klientët me shërbimet: e-banking, m-banking, sms banking etj.;
- Kryen transaksione non-cash (transfere të mjeteve) vetëm nëse klienti nuk e ka shërbimin M-klik ose E-klik;
- Grumbullon të dhënat afariste dhe raportet financiare mbi klientin dhe afarizmin e tij;
- Vepron i pavarur në përpunimin e të dhënave dhe informatave afariste e financiare mbi klientin, dhe bartjen e tyre te shërbimet përkatëse të Bankës, të cilat janë të obliguara për përpunimin dhe lejimin e plasmanëve;
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
- Monitoron dhe përcjell kreditë e lejuara, përkatësisht kthimin e obligimeve të marra, me qëllim të shmangies së problemeve nga mos-përmbushja e obligimeve të marruara;
- Përgatit raporte mbi realizimin e planeve dhe qëllimeve afariste si dhe krijon raporte ditore për numrin e llogarive të hapura dhe llogarive të mbyllura sipas llojeve rrjedhëse, TDA dhe të kursimeve;
- Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
- Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe angazhohet në mbledhjen e depozitave në Bankë;
- Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 26 nëntor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.