www.ofertapune.net Këshilltar i Klientëve (Komercialist), Arkatar/e | PunaIme

Këshilltar i Klientëve (Komercialist), Arkatar/e

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Lipjan , Prizren

Data e publikimit

20-06-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

  1. Këshilltar i klientëve – komercialistë në Filialin në Prizren (një vend pune, për kohë të caktuar për zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës së caktuar nga pushimi i lehonisë).
  2. Arkëtar në Ekspoziturën në Lipjan (një vend pune, për kohë të caktuar për zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës së caktuar nga pushimi i lehonisë).

Këshilltar i klientëve – komercialistë në Filialin në Prizren 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 1 vjet përvojë pune në bankë ose institucione tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe nder-personale;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Informimi i klientëve për të gjitha llojet e shërbimeve dhe produkteve bankare;
  • Realizon kërkesat për produkte kreditore në aplikacionin e Bankës;
  • Këshillimi i klientëve lidhur me ofertat e Bankës si dhe përzgjedhja dhe shitja e produkteve që i përshtaten klientit;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Menaxhimi i të gjitha llojeve të llogarive, hapja e llogarive rrjedhëse, depozitave, kursimeve, kredive personale, kartelave kreditore, urdhëresat të përhershme, direkt debit;
  • I pajisë klientët me shërbimet: e-banking, m-banking, sms banking etj.;
  • Kryen transaksione non-cash (transfere te mjeteve) vetëm nëse klienti nuk e ka shërbimin M-klik ose E-klik
  • Grumbullon të dhënat afariste dhe raportet financiare mbi klientin dhe afarizmin e tij;
  • Vepron i pavarur në përpunimin e të dhënave dhe informatave afariste e financiare mbi klientin, dhe bartjen e tyre te shërbimet përkatëse të Bankës, të cilat janë të obliguara për përpunimin dhe lejimin e plasmanëve;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Monitoron dhe përcjell kreditë e lejuara, përkatësisht kthimin e obligimeve të marra, me qëllim të shmangies së problemeve nga mos-përmbushja e obligimeve të marruara;
  • Përgatit raporte mbi realizimin e planeve dhe qëllimeve afariste si dhe krijon raporte ditore për numrin e llogarive të hapura dhe llogarive të mbyllura sipas llojeve rrjedhëse, TDA dhe të kursimeve;
  • Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe angazhohet në mbledhjen e depozitave në Bankë;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Arkëtar në Ekspoziturën në Lipjan

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Preferohet së paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
  • Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;
  • Afarizmi në arkë për persona fizikë dhe juridik dhe shitja;
  • Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;
  • Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
  • Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
  • Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
  • Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
  • Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
  • I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të Ekspoziturës;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 28 qershor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.