www.ofertapune.net Këshilltar/e ligjor/e | PunaIme

Këshilltar/e ligjor/e

Kompania

DIAKONIE TRAINING CENTER

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

08/10/2020

Data e perfundimit

20-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Diakonie Training Center shpall konkurs:

Pozita: Këshilltar/e ligjor (1 pozitë)

Vendi i punës: Mitrovicë

Përgjegjësitë:

  • Siguron asistencë Juridike për veprimtaritë e institucionit dhe jep konsulencën e nevojshme Juridike;
  • Bën trajtimin juridik të korrespondencës zyrtare që ka të bëjë me veprimtarinë e institucionit;
  • Zhvillon, përgatit dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimit në përputhje të plotë me ligjin;
  • Harton të gjitha kontratat që institucioni lidh me subjekte fizikë apo juridikë;
  • Mbikqyr, kontrollon dhe monitoron aktivitetet dhe punëtoritë që zhvillohen në institucion që janë të lidhura me sigurimin e cilësisë;
  • Mbështet kryesuesin e institucionit në përpilimin e planit të punës dhe raporteve periodike;
  • Përfaqëson në komision ndërministror që ka të bëjë me sigurimin e cilësisë në nivel të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, gjithashtu edhe për çështje të çertifikimit;
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij dhe që i ngarkohen nga Drejtori.
  • Raporton tek Drejtori për të gjitha detyrat e kryera.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik (e detyrueshme);
  • Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
  • Njohje e legjislacionit të Kosovës;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (obligative);
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patent shofer.

Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë  CV me foto në gjuhën angleze, letër motivuese në gjuhën angleze, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri me: 20 Tetor 2020.

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi – te Rampa në Mitrovicë apo  në adresën elektronike: [email protected]