Këshilltar/e ligjor/e
Kompania
DIAKONIE TRAINING CENTER
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Mitrovicë
Data e publikimit
08/10/2020
Data e perfundimit
20-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Diakonie Training Center shpall konkurs:
Pozita: Këshilltar/e ligjor (1 pozitë)
Vendi i punës: Mitrovicë
Përgjegjësitë:
- Siguron asistencë Juridike për veprimtaritë e institucionit dhe jep konsulencën e nevojshme Juridike;
- Bën trajtimin juridik të korrespondencës zyrtare që ka të bëjë me veprimtarinë e institucionit;
- Zhvillon, përgatit dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimit në përputhje të plotë me ligjin;
- Harton të gjitha kontratat që institucioni lidh me subjekte fizikë apo juridikë;
- Mbikqyr, kontrollon dhe monitoron aktivitetet dhe punëtoritë që zhvillohen në institucion që janë të lidhura me sigurimin e cilësisë;
- Mbështet kryesuesin e institucionit në përpilimin e planit të punës dhe raporteve periodike;
- Përfaqëson në komision ndërministror që ka të bëjë me sigurimin e cilësisë në nivel të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, gjithashtu edhe për çështje të çertifikimit;
- Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij dhe që i ngarkohen nga Drejtori.
- Raporton tek Drejtori për të gjitha detyrat e kryera.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik (e detyrueshme);
- Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
- Njohje e legjislacionit të Kosovës;
- Aftësi kompjuterike;
- Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (obligative);
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
- Patent shofer.
Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.
Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto në gjuhën angleze, letër motivuese në gjuhën angleze, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është deri me: 20 Tetor 2020.
Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi – te Rampa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected]