www.ofertapune.net Këshilltar/e i/e Shitjes (Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë) | PunaIme

Këshilltar/e i/e Shitjes (Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë)

Kompania

Neptun

Data e publikimit

28-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Pozicioni: Këshilltar/e i/e Shitjes në qytetet: Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë
Departmenti: Retail
Vendodhja: Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë

  • Jeni energjik dhe të pasionuar pas teknologjisë?
  • Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
  • A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
  • A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
  • Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Përditshmëria në ekipin tonë:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditore/ javore.
  • Të komunikojë dhe tu shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat:      

  • ️ Diplomë e Shkollës së Mesme,
  • ️ Përvojë pune në shitje me pakicë;
  • ️ I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • ️ Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN  ju ofron:

  •  Trajnim i vazhdueshëm
  •  Pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  •  Ambient të shkëlqyer pune në dyqane moderne
  •  Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në e-mail adresën tonë elektronike [email protected] deri me date 30.06.2024!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?