www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotime - Transformimi i Hapësirave Publike në Zona të Gjelbërta në Gjilan | PunaIme

Kërkesë për Kuotime – Transformimi i Hapësirave Publike në Zona të Gjelbërta në Gjilan

Kompania

Democracy International

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

22-01-2024

Data e perfundimit

15-07-2024

Kategoritë

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-GJL 018-2023-SCA

Transformimi i Hapësirave Publike në Zona të Gjelbërta në Gjilan

Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një urdhër blerjeje me çmim fiks për Transformimin e Hapësirave Publike në Zona të Gjelbërta në Gjilan. Kërkohet që firmat profesionale të kualifikuara të ofrojnë ofertën financiare për mallrat dhe shërbimet e nevojshme si furnizimi me material dhe betonimi i ulseve për rregullimin e betonit të cilat do të shërbejnë për ulëse në park, instalimin e një këndi lojërash për fëmijët e moshës 3-15 vjeç, si rrëshqtëse për fëmijë, panel parkimi për biçikleta, ulëse metalike, si dhe furnizimi dhe mbjellja e drunjëve dekorativ sipas përshkrimit teknik dhe listës së kërkesave të paraqitura në përshkrimin të punës dhe në RFQ. Kjo iniciativë synon të zhvillojë një plan për t’i transformuar këto hapësira të lëna pas dore në ‘xhepa të gjelbër’ dhe vibrant për banorët, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Gjilanit për Aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it

Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).

Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected] nga data 22 janar 2024 deri më 5 shkurt 2024.

Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected] E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.

Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected] deri me datë 5 shkurt 2024, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.