Kërkesë për Kuotime (RFQ) – Tualetet Publike në Qytetin e Prizrenit
Data e publikimit
12-04-2024
Data e perfundimit
21-06-2024
Kategoritë
Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-PZ 016-2023-SCA
Tualetet Publike në Qytetin e Prizrenit
Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një urdhër blerjeje me çmim fiks për blerjen, furnizimin dhe transportin e pajisjeve të sanitarisë si pllaka të qeramikës, guaca për të rritur dhe fëmijë, si dhe për personat me aftësi të veçanta, lavaman për të rritur dhe fëmijë si dhe ndriçim LED, sipas projektit të ekzistues. Kjo përpjekje bashkëpunuese që përfshin këshillat rinorë, OJQ-të lokale, duke përfshirë Dokufest, Ec ma Ndryshe, Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, organizatat që përfaqësojnë grupet minoritare, personat me aftësi të veçanta, shoqatat e arkitektëve, qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit, ka për qëllim ndërtimin e objekteve sanitare publike të qasshme në qendër të qytetit të Prizrenit, me theks në përfshirjen për personat me aftësi të veçanta dhe angazhimin e komunitetit, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Suharekës për Aktivitetin e USAID-it “Kontrata Sociale”.
Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).
Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected], nga data 12 prill 2024 deri më 19 prill 2024.
Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.
Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 19 prill 2024, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.