Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-VT-003-2025-SCA – Furnizimi i shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan me mjete dhe pajisje për funksionalizimin e kabinetit të biologjisë, si dhe mjete të punës për instaluesit elektrik
Data e publikimit
21-01-2025
Data e perfundimit
03-02-2025
Kategoritë
Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-VT-003-2025-SCA
Furnizimi i shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan me mjete dhe pajisje për funksionalizimin e kabinetit të biologjisë, si dhe mjete të punës për instaluesit elektrik
Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një kontrate me çmim fiks për “Furnizimi i shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan me mjete dhe pajisje për funksionalizimin e kabinetit të biologjisë, si mjete të punës për instaluesit elektrik”. Kërkohet që firmat profesionale të kualifikuara të ofrojnë ofertën financiare për furnizimin e pajisjeve të ndryshme të nevojshme, sipas listës së kërkesave të paraqitura në përshkrimin e punës dhe në RFQ.
Kjo iniciativë synon rifunksionalizimin e laboratorëve të biologjisë dhe kimisë dhe pajisjen e hapësirës së punës së instaluesve elektrik në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit”, duke promovuar një ekuilibër mes mësimit teorik dhe praktik. Duke u ofruar nxënësve, përfshirë ata nga komunitetet jo-shumicë, mundësi për përvojë praktike, iniciativa përmirëson rezultatet arsimore, mbështet zhvillimin e aftësive, krijon mundësi punësimi dhe nxit rritjen ekonomike, ndërsa promovon kohezionin shoqëror dhe ndjenjën e përkatësisë në proceset publike, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Vitisë/Vitina për Aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it.
Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).
Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për mallrat/shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected], nga data 21 janar 2025 deri më 3 shkurt 2025.
Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.
Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 3 shkurt 2025, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.