www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-002-2025-SCA - Furnizimi i HANDIKOS - Ferizaj me pajisje psiko-edukative, lodra ndijore (sensorike) dhe pajisje fizioterapie | PunaIme

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-002-2025-SCA – Furnizimi i HANDIKOS – Ferizaj me pajisje psiko-edukative, lodra ndijore (sensorike) dhe pajisje fizioterapie

Kompania

Democracy International

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

21-01-2025

Data e perfundimit

03-02-2025

Kategoritë

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-002-2025-SCA

Furnizimi i HANDIKOS – Ferizaj me pajisje psiko-edukative, lodra ndijore (sensorike) dhe

pajisje fizioterapie

Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një kontratë me çmim fiks për “Furnizimi i HANDIKOS – Ferizaj me pajisje psiko-edukative, lodra sensorike dhe pajisje fizioterapie”. Kërkohet që firmat profesionale të kualifikuara të ofrojnë ofertën financiare për furnizimin e pajisjeve të ndryshme të nevojshme për funksionalizimin e HANDIKOS në Ferizaj/Uroševac, sipas listës së kërkesave të paraqitura në përshkrimin e punës dhe në RFQ.

Kjo iniciativë synon të përmirësojë zhvillimin psiko-social të personave me aftësi të kufizuara në Ferizaj/Uroševac duke siguruar mjete didaktike dhe pajisje të domosdoshme për HANDIKOS-Ferizaj. Pajisjet do të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive njohëse, koordinimit motorik dhe aftësive sociale, duke nxitur përfshirjen më të madhe sociale dhe mirëqenien psikologjike. Gjithashtu, do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi familjar më mbështetës, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Ferizajt për Aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it.

Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).

Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për mallrat/shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim:
[email protected], nga data 21 janar 2025 deri më 3 shkurt 2025.

Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.

Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 3 shkurt 2025, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.