www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-001-2025-SCA | PunaIme

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-001-2025-SCA

Kompania

Democracy International

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

21-01-2025

Data e perfundimit

03-02-2025

Kategoritë

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-FR-001-2025-SCA

LOT 1: Pajisja e Gjimanzit “Kuvendi i Arbërit” Ferizaj/Uroševac me tabela digjitale

LOT 2: Pajisja e Shkollës së Mjekësisë “Elena Gjika” Ferizaj/Uroševac me pajisje për kabinetin e Biologjisë

Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një kontratë me çmim fiks për ‘Pajisjen e Gjimanzit “Kuvendi i Arbërit” me tabela digjitale’, si dhe ‘Pajisjen e Shkollës së Mjekësisë “Elena Gjika”, me pajisje për kabinetin e Biologjisë. Kërkohet që firmat profesionale të kualifikuara të ofrojnë ofertën financiare për furnizimin e tabelave digjitale 75’’, si dhe furnizimin me pajisje të ndryshme të nevojshme për funksionalizimin e kabinetit të Biologjisë, sipas listës së kërkesave të paraqitura në përshkrimin e punës dhe në RFQ. Kjo iniciativë synon të krijojë hapësira mësimore të avancuara, të drejtuara nga teknologjia, që integrojnë njohuritë teorike me aplikimet praktike, nxisin bashkëpunimin dhe përmirësojnë aftësitë akademike dhe praktike në komunën Ferizaj/Uroševac. Duke modernizuar metodat e mësimdhënies dhe duke adresuar sfidat e infrastrukturës, projekti do të mbështesë arsimin gjithëpërfshirës dhe do t’i përgatisë nxënësit për qasje inovative të të mësuarit, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Ferizajt për Aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it.

Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).

Aplikimi: Firmat e kualifikuara mund të aplikojnë vetëm për një LOT, apo për të dyja LOT-et.

Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për mallrat/shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected], nga data 21 janar 2025 deri më 3 shkurt 2025.

Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.

Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 3 shkurt 2025, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.