www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotime - Kioska për informim publik dhe panair komunal për të ekspozuar prodhimet e fermerëve në Obiliq | PunaIme

Kërkesë për Kuotime – Kioska për informim publik dhe panair komunal për të ekspozuar prodhimet e fermerëve në Obiliq

Kompania

Democracy International

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

23-04-2024

Data e perfundimit

03-05-2024

Kategoritë

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-OB 012-2023-SCA

Kioska për informim publik dhe panair komunal për të ekspozuar prodhimet e fermerëve në Obiliq

Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një urdhër blerjeje me çmim fiks për rinovimin e gjashtë kioskave prej druri që do të kontribuojnë në informimin më të mirë të publikut për ngjarjet lokale, shërbimet komunale dhe mënyrat për t’iu qasur Komunës, si dhe ngritja e një panairi ku do të ekspozohen dhe shiten prodhimet vendore sipas përshkrimit teknik dhe listës së kërkesave të paraqitura në përshkrimin të punës dhe në RFQ. Kjo iniciativë synon të krijojë një model të qëndrueshëm për menaxhimin e panairit, të mbikëqyrur nga anëtarët e komunitetit dhe komuna, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Obiliqit për Aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it

Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).

Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected], nga data 17 prill deri më 03 maj 2024.

Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. Nuk pranohen telefonata ose pyetje me prani fizike.

Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 03 maj 2024, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.