www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotime - Funksionalizimi i Qendrës Rinore në Qytetin e Prizrenit | PunaIme

Kërkesë për Kuotime – Funksionalizimi i Qendrës Rinore në Qytetin e Prizrenit

Kompania

Democracy International

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

12-04-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Kategoritë

Kërkesë për Kuotime (RFQ) Nr. RFQ-PZ 017-2024-SCA

Funksionalizimi Qendrës Rinore në Qytetin e Prizrenit

Democracy International, implementues i Aktivitetit të USAID-it “Kontrata Sociale”, synon të ofrojë një kontratë me çmim fiks për blerjen, furnizimin dhe transportin e materilave ku përfshihet blerja dhe transporti i materialit EPOX për dysheme, blerja e karrigave palosëse nga druri, blerja dhe transporti i tavolinave palosëse nga druri, blerja dhe transporti i bines/platformes, blerja dhe transporti i perdës per ndarjen e salles kryesore, si dhe blerja dhe transporti i pjerrinës metalike sipas standardeve për personat me aftësi të kufizuara sipas projektit të ekzistues. Kjo përpjekje bashkëpunuese që përfshinë OJQ-të lokale, përfaqësues të organizatave për persona me aftësi të veçanta, persona me aftësi të veçanta dhe kujdestarët e tyre, grupe komunitare, banorë të lagjeve, grupe kulturore dhe këshillat rinorë të Prizrenit, ka për qëllim të adresojë nevojat e të rinjve për një qendër më moderne dhe gjithëpërfshirëse dhe të krijojë një kanal komunikimi me Komunën për të ofruar mundësi mësimi për të gjithë të rinjtë në Prizren, si pjesë e procesit të Agjendës së Kontratës Sociale në Komunën e Prizrenit për Aktivitetin e USAID-it “Kontrata Sociale”.

Kualifikimi: Procesi i tenderimit është i hapur për të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht që duan të marrin pjesë. Të gjitha firmat lokale të regjistruara ligjërisht duhet të jenë të gjendje të dokumentojnë se kualifikohen për të marrë pjesë sipas kërkesave të kërkesës për kuotim (RFQ).

Si të merret dosja e tenderit: Dosja e tenderit, që përfshin specifikimet për shërbimet e kërkuara, duke përfshirë kriteret e vlerësimit, mund të merret duke iu drejtuar me shkrim: [email protected], nga data 12 prill 2024 deri më 19 prill 2024.

Pyetjet dhe sqarimet: Ofertuesit duhet të parashtrojnë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim lidhur me RFQ-në me shkrim përmes emailit te [email protected]. E gjithë korrespondenca lidhur me kërkesën duhet të ketë si referim numrin e RFQ-së në pjesën e lëndës. 

Afati i ofertës: Kuotimet duhet të dorëzohen në format elektronik te [email protected], deri me datë 19 prill 2024, ora 16.00, ora lokale në Kosovë. Ofertat e vonshme do të refuzohen përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në diskrecionin e DI-së.