Kamarier, Pasta Master, Pizza Man, Enëlarëse/Mirëmbajtëse
Data e publikimit
19-08-2024
Data e perfundimit
17-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gazetari, Shtyp & Media
Kamarier, Pasta Master, Pizza Man dhe Enëlarëse/mirëmbajtëse
Pastatore Eatery, restauranti i pastave të freskëta dhe Pizza Napoletana që së shpejti do të hapet në Prishtinë, është në kërkim të pozitave: kamarier, Pasta Master, Pizza Man dhe enëlarëse.
Kamarier/e
Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me klientët dhe anëtarët e stafit. Të ketë përvojë pune si kamarier/e dhe të sigurohet që shërbimi të jipet në kohë dhe në mënyrë cilësore. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.
Kërkesat:
- Përvojë pune si kamarier/e
- Aftësi të komunikimit
- Saktësi në orar dhe turn
- Gatishmëri për punë në ekipë
Pasta master
Nuk kërkohet përvojë në prodhimin dhe gatimin e pastave meqë këtë do ta mësoni në Pastatore Eatery. Mjafton të keni dëshirë dhe interesim për kuzhinë. Kandidati/ja duhet të tregojë gatishmëri për të mësuar procesin e prodhimit dhe gatimit të pastave, të ofruar nga stafi profesionist i Pastatore Eatery.
Kandidati/ja do të përcjellë trajnim të udhëhequr nga ekspertë të gastronomisë dhe kuzhinës italiane. Pas trajnimit, kandidati/ja të sigurohet që prodhimi dhe gatimi të bëhet sipas standardeve të Pastatore Eatery. Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me anëtarët e stafit. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.
Kërkesat:
- Gatishmëri për të mësuar procesin e prodhimit të pastave të freskëta
- Dëshirë dhe interesim për gatimin e pastave të freskëta
- Aftësi të komunikimit
- Saktësi në orar dhe turn
- Gatishmëri për punë në ekipë
Pizza man
Kandidati/ja duhet të ketë përvojë në përgatitjen e pizzave si dhe njohuri për gastronominë.. Kandidati/ja do të ketë mundësinë e trajnimit për përgatitjen e Pizza Napoletana. Gjithashtu, kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me anëtarët e stafit. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.
Kërkesat:
- Njohuri për pizza dhe gastronomi
- Përvojë pune si Pizza man
- Aftësi të komunikimit
- Saktësi në orar dhe turn
- Gatishmëri për punë në ekipë
Enëlarëse/mirëmbajtje
Përgjegjësit tuaja janë larja dhe pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i zonave të kuzhinës dhe hapësirave të tjera të restorantit, sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të organizuar, ndihma në detyra të tjera pastrimi sipas nevojës.
Kërkesat:
- Eksperienca e mëparshme është e preferueshme, por jo e detyrueshme.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet.
- Përkushtim ndaj higjienës dhe pastërtisë.
- Fleksibilitet për të punuar me orare të ndryshme.
Apliko tani duke dërguar CV-në në: [email protected]
Për më shumë informata: 049 440 001
Afati për aplikim: 19 shtator 2024.