Kamarier/e, Mirëmbajtës Teknik
Data e publikimit
11-12-2024
Data e perfundimit
10-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Pozita të lira pune:
Kamarier/e
Mirëmbajtës Teknik
Më poshtë mund ti gjeni specifikat për të gjitha pozitat.
Te gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret për këto pozita duhet të dërgojnë CV-në, në e-mail adresën: [email protected]
Pozita : Kamarier/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e mysafirët në restorant, bar, ose zonat e shërbimit.
- Marrja dhe përcjellja e porosive në mënyrë të saktë dhe profesionale.
- Servimi i ushqimeve dhe pijeve duke respektuar standardet e cilësisë dhe shërbimit të hotelit.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e kuzhinës dhe stafin tjetër për të garantuar një shërbim të koordinuar dhe efikas.
- Sigurimi I shërbimit fleksibil të mysafirëve duke adresuar nevojat dhe kërkesat e tyre në mënyrë të shpejtë dhe miqësore.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme si kamarier (përvoja në sektorin e hotelerisë konsiderohet avantazh).
- Njohuri themelore për ushqimet dhe pijet (trajnime shtesë do të ofrohen nga hoteli).
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar me orare të ndryshueshme.
Pozita : Mirëmbajtës Teknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve dhe sistemeve teknike në hotel (elektrike, hidraulike, sisteme klimatizimi, etj.).
- Inspektimi i rregullt i pajisjeve për të identifikuar dhe parandaluar problemet teknike.
- Reagimi i shpejtë ndaj kërkesave për riparime ose emergjenca teknike.
- Bashkëpunimi me ekipin menaxherial dhe departamentet tjera për të siguruar funksionimin optimal të të gjitha pajisjeve.
- Sigurimi i mirëmbajtjes së dokumentacionit dhe regjistrimeve për riparimet e kryera.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme në mirëmbajtje teknike (përvoja në hotele është avantazh).
- Njohuri bazike në sisteme elektrike dhe hidraulike .
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë efikase.