Kalkulant
Data e publikimit
09/09/2020
Data e perfundimit
22-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Titulli/Pozita: Kalkulant
Departamenti: Administratë
Vendi/Lokacioni: Lipjan
Bashkëpunon me: Stafin e kompanise dhe i përgjigjet personit udhëheqës të ekipit
Detyrat dhe përgjegjësit:
Kërkohet shfrytëzim të njohurive teknike – admninistrative, përshtatje të shpejtë me detyrat e punës, menaxhim të mirë të kohës dhe zgjidhje efektive të problemeve në departamentin përkatës.
Përgjegjësitë direkte:
- Kalkulim I faturave burimore (Import-Export,Blerje Vendore,Shpenzime etj) konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit,
- Kalkulimi dhe përgatitja e prodhimit si dhe të gjitha qështjet në lidhje me prodhimin,
- Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit të ekipit
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit
- Fajllimi I dokumenteve në fajlla të veqantë sipas praktikave më të mira,
- Përcjellja e stoqeve si dhe përgatitja e porosive për stoqet sipas nevojës për prodhim,
- Respektimi I hierarkisë së punonjësve në kompani
- Mbështetje në punët tjera me kolegët që bashkpunon
Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
- Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet) – (ose në përfundim të studimeve)
- Njohuri të mira analitike dhe logjike (statistikë-matematikë elementare)
- SCAAK – niveli i parë e preferuar
- Njohja e Gjuhës Angleze (Nivel I komunikimit verbal dhe në të shkruar)
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel,
- Njohuri të mira në punën me softwera-t kontabël
- Njohuri të mira mbi procedurat administrative në departamentin e financave,
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
- Aftësi për të punuar vetëm dhe në ambientet e punës në grup me mbështetje minimale,
- Aftësi të mira në menaxhim të stresit,
- Aftësi të mira në vetorganizim të punëve ditore, javore, mujore,
- Aftësi të mira të prezentimit të problematikave në departamentin përkatës,
- Përvojë në kompani prodhuese do të jetë përparësi,
Cilësi personale:
- Të jetë i besueshëm dhe i drejtë.
- Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm.
- Të jetë fleksibil.
- Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën : “ [email protected]” jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.
Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 22 Shtator 2020.
CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsiderat.