www.ofertapune.net Jurist/e | PunaIme

Jurist/e

Kompania

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/10/2020

Data e perfundimit

10-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Juridik

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) shpall:

RISHPALLJE – KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE

Për angazhimin me afat të caktuar të një Juristi me përvojë për kryerjen e shërbimeve juridike për FKPK-në.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Këshillon grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të
    specializuara specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime.
  • Asiston në hartimin e akteve normative si dhe aktet e tjera juridike të cilat dalin nga fushëveprimtaria e institucionit, në bazë të ligjeve dhe procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
  • Është përgjegjës për këshillimin lidhur me pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me legjislacionin në fuqi të Republikës se Kosovës dhe mirëmban listën e ligjeve që afektojnë institucionin.
  • Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të gjuhët zyrtare dhe atë angleze, si dhe bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë.
  • Jep rekomandime, opinione ligjore, këshilla dhe udhëzime për Bordin dhe Menaxhmentin e
    institucionit për të gjitha çështjet ligjore dhe rregulloret në fuqi.
  • Trajton të gjitha kërkesat dhe vendimet e paraqitura nga institucionet gjyqësore dhe të tjera, konform dispozitave ligjore që ndërlidhen me punën dhe mandatin e institucionit.
  • Shikon kontratat me menaxhuesit e mjeteve pensionale në mënyre që të jenë në harmoni me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar (ku është e aplikueshme).
  • Kryen edhe punë të tjera, të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga Menaxhmenti.

AFTËSITË E KËRKUARA (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë tjera që kërkohen për ketë vend të punës):

  • Njohuri në fushën profesionale ligjore dhe rregullative të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Diplomë universitare në fushën e drejtësisë – Fakulteti Juridik (provimi i jurisprudencës është përparësi);
  • Së paku 3 vjet përvojë pune profesionale në fushën juridike – (lëmenjtë e financave ose bankave kanë përparësi);
  • Njohja dhe aftësia për komunikim të rrjedhshëm në gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Aftësi e lartë e raportimit me shkrim duke respektuar afatet kohore;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikimin e detyrave të rëndësishme dhe bashkëpunim ekipor;
  • Përvojë kompjuterike në aplikacione te programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access).

KUSHTET E KONKURSIT:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar dhe kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

AFATI I KONKURRIMI:

Të interesuarit mund të dërgojnë biografinë dhe letëmotivimin jo më vonë se më: 10 nëntor 2020, ora 16:00. Konkurrimi bëhet vetëm përmes e-mailit në: [email protected] duke vendosur si titull: Konkurs për jurist.

Komisioni i Vlerësimit do t’i kontaktojë vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit.