www.ofertapune.net Junior General Tech Engineer / Programming Instructor (2) | PunaIme

Junior General Tech Engineer / Programming Instructor (2)

Kompania

Shkolla Digjitale

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-01-2024

Data e perfundimit

06-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Junior General Tech Engineer / Programming Instructor (2)

Shkolla Digjitale është një ndër shkollat e para të hapura në Kosovë që ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët e moshave të reja. Shkolla Digjitale/Digital School operon edhe në Maqedoni, Slloveni, Bosnje & Hercegovinë. Së fundmi me partneritetet tona shkolla ka filluar operimin edhe në Gjermani, SHBA, Meksike, Hong Kong, Maroko etj. Andaj si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të pozitës:

Junior General Tech Engineer / Programming Instructor

Përgjegjësitë:

  • Të ndihmojë në administrimin e LMS (Learning Management System)
  • Të ndihmojë në support të LMS (Learning Management System)
  • Të ndihmojë në menaxhim të komuniteteve
  • Të ndihmojë në monitorim të projekteve
  • Të përkrahë instruktorët global të Shkollës Digjitale
  • Të ndihmojë në hulumtim të kurikulave të reja

Kandidatët e pranuar do të kenë trajnim intenziv 1 muaj!

Kurse në rolin e Instruktorit do të kenë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç.
Instruktorët do të përgatiten për planprogramin të cilin Shkolla Digjitale e ofron.

Kriteret për pranim

  • Të ketë njohuri bazike në programim kompjuterik
  • Njohuri dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
  • Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
    Aftësi të shpejtë të mësimit
  • Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
  • Preferohet të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike
  • Orari: Full Time për orarin e pasdites (13:00-21:00).

Si të aplikoni?
Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë. Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.

Afati i fundit për aplikim: 4 Shkurt 2024.

Ju lutem kandidatët që janë të interesuar duhet të kryejnë aplikimin Superpuna dhe të na e dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose në emailin: [email protected] me titullin në subject: Programming Instructor 2024.

Vini re: Aplikimi pa CV nuk mund të konsiderohet i kompletuar.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?