Junior General Tech Engineer / Programming Instructor (2)
Data e publikimit
11-01-2024
Data e perfundimit
06-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Junior General Tech Engineer / Programming Instructor (2)
Shkolla Digjitale është një ndër shkollat e para të hapura në Kosovë që ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët e moshave të reja. Shkolla Digjitale/Digital School operon edhe në Maqedoni, Slloveni, Bosnje & Hercegovinë. Së fundmi me partneritetet tona shkolla ka filluar operimin edhe në Gjermani, SHBA, Meksike, Hong Kong, Maroko etj. Andaj si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të pozitës:
Junior General Tech Engineer / Programming Instructor
Përgjegjësitë:
- Të ndihmojë në administrimin e LMS (Learning Management System)
- Të ndihmojë në support të LMS (Learning Management System)
- Të ndihmojë në menaxhim të komuniteteve
- Të ndihmojë në monitorim të projekteve
- Të përkrahë instruktorët global të Shkollës Digjitale
- Të ndihmojë në hulumtim të kurikulave të reja
Kandidatët e pranuar do të kenë trajnim intenziv 1 muaj!
Kurse në rolin e Instruktorit do të kenë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç.
Instruktorët do të përgatiten për planprogramin të cilin Shkolla Digjitale e ofron.
Kriteret për pranim
- Të ketë njohuri bazike në programim kompjuterik
- Njohuri dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
- Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
Aftësi të shpejtë të mësimit - Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
- Preferohet të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike
- Orari: Full Time për orarin e pasdites (13:00-21:00).
Si të aplikoni?
Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë. Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.
Afati i fundit për aplikim: 4 Shkurt 2024.
Ju lutem kandidatët që janë të interesuar duhet të kryejnë aplikimin Superpuna dhe të na e dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose në emailin: [email protected] me titullin në subject: Programming Instructor 2024.
Vini re: Aplikimi pa CV nuk mund të konsiderohet i kompletuar.