IT Help Desk
Data e publikimit
07-02-2025
Data e perfundimit
28-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Pozita: IT HELP DESK
Lokacioni: Zyre Qëndrore – Çagllavicë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Shërben si pika e parë e kontaktit, në email ose telefon, për gjithë punonjësit të cilët kërkojnë asistencë teknike të IT.
- Kryen zgjidhjen e problemeve në distancë apo ne vend përmes teknikave diagnostikuese dhe pyetjeve përkatëse.
- Përcakton zgjidhjen e duhur mbi informacionet dhe detajet e dhëna nga punonjësit.
- Orienton punonjësin përgjatë procesit të zgjidhjes së problemit.
- Drejton çështjet e pazgjidhura në nivelin tjetër të personelit mbështetës IT.
- Ofron informacion të saktë mbi produktet ose shërbimet e IT sipas nevojes.
- Regjistron ngjarjet/problemet dhe zgjidhjen e tyre në regjistrat e HelpDesk.
- Përcjell çdo feedback ose sugjerim nga punonjësit mbi cështjen te ekipi i duhur i brendshëm.
- Identifikon dhe sugjeron përmirësime të mundshme në procedurat e Helpdesk.
Kualifikimet
- Shkollimi i lartë.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
- Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj.)
- Të kënë njohuri në sistemet e sigurisë së të dhënave, si antivirus,pc desktop,network.
- Të kenë njohuri të mira Printera, Fotokopje dhe Skanera;
- Të kënë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
- Preferohet të kënë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm,
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=109
Afati i fundit për aplikim është 28.02.2025
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.