IT Help Desk
Data e publikimit
10-02-2024
Data e perfundimit
20-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitat:
IT Help Desk
LOKACIONI: MAZGIT
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve kompjuterike, softuerëve, sistemeve, rrjeteve;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike;
- Ofrimi i mbështetjes teknike në të gjithë kompaninë;
- Krijimi i llogarive për punonjësit e rinj;
- Riparimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës;
- Testimi i teknologjisë së re.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike ose përkatëse;
- Përvojë e dëshmuar si IT Help Desk ose role të tjera të ngjashme;
- Aftësi komunikimi në gjuhën angleze.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Tranportin të organizuar nga kompania;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
- Afati për aplikim deri me datë: 21.02.2024
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.