Inxhinier Ndërtimi
Data e publikimit
21-05-2025
Data e perfundimit
19-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
KONKURS PUNE
Kompania: CONDOR SHPK
Lokacioni: Gjakovë
Pozita: Inxhinier Ndërtimi
Orari: I plotë
Afati për aplikim: deri më 20.06.2025
CONDOR SHPK është kompani e njohur në fushën e ndërtimit të lartë në Kosovë, që operon kryesisht si investitor në projekte banimi dhe komerciale. Me përkushtim ndaj cilësisë, afateve dhe standardeve bashkëkohore të ndërtimit, jemi në kërkim të një Inxhinieri Ndërtimi të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në Gjakovë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyrja e përditshme e punimeve ndërtimore në terren.
- Sigurimi që punimet të zhvillohen sipas projektit, standardeve teknike dhe afateve kohore.
- Koordinimi me ekipet e punës, nënkontraktorët dhe furnitorët.
- Zbatimi i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
- Raportimi periodik te menaxhmenti mbi ecurinë e projektit.
- Pjesëmarrje në përpilimin dhe kontrollin e situacioneve teknike dhe financiare.
- Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – preferohet drejtimi i konstruksioneve).
- Përvojë pune minimale 2 vite në projekte ndërtimi të ngjashme (përvoja e mëparshme si mbikëqyrës është avantazh).
- Njohuri të mira të softuerëve teknikë.
- Njohje bazike e normativave dhe standardeve të ndërtimit në Kosovë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Leje për ngasje të automjetit (kategoria B)
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected]