www.ofertapune.net Inxhinier Ndërtimi (Njohuri në Advance Steel dhe Tekla) | PunaIme

Inxhinier Ndërtimi (Njohuri në Advance Steel dhe Tekla)

Kompania

Instabuilt

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

03-11-2022

Data e perfundimit

23-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Kompania INSTABUILT me lokacion në Milloshevë, që merret me ndërtimin e shtëpive modulare (para fabrikuara), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në një kompani me një të ardhme premtuese. Prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:

Inxhinier ndërtimi me njohuri në
Softuerin Advance Steel dhe Softuerin Tekla

Përmbledhje e punës:

Jemi në kërkim të inxhinierëve të ndërtimit, të cilët duhet të ketë aftësi të shkëlqyera teknike dhe njohuri të softuerëve të ndryshëm të projektimit, veçanërisht të kenë njohuri të shkëlqyera në Softuerin Advance Steel dhe Softuerin Tekla.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e dokumenteve të prodhimit modular me Softuerin Advance Steel dhe Softuerin Tekla.
  • Analiza e plotë për ndërtimin sipas koeficientëve përkatës, për nevojat e kompanisë;
  • Projektimi i projekteve ndërtimore të planifikuara nga kompania;
  • Punë të tjera që lidhen me ndërtimet, duke përfshirë konsulencën e menaxhimit, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrja në zbatimin e projekteve të kompanisë është një avantazh.

Njohuritë dhe shkathtësitë:

  • Diplomë universitare Ndërtimi;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raportimit dhe të dhënave.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected] , në subjekt duhet të ceket pozita për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 15.11.2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.