Inxhinier Mekanik, Shofer për Shpërndarje të Mallit (Kategoria B), Merchandiser
Data e publikimit
17-03-2025
Data e perfundimit
31-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania Stonecastle Vineyards and Winery L.L.C shpall konkurs për pozitat e mëposhtme:
1. Inxhinier Mekanik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi i pajisjeve mekanike në kompani.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike.
- Hartimi dhe implementimi i planeve të mirëmbajtjes.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar funksionimin e duhur të pajisjeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Eksperiencë pune në pozitë të ngjashme (përparësi).
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve.
- Njohuri të programeve të projektimit mekanik .
2. Shofer për shpërndarje të mallit (Kategoria B)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shpërndarja e mallit në destinacionet e caktuara.
- Përkujdesja për ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve.
- Sigurimi që mallrat të dorëzohen në kohë dhe në gjendje të mirë.
- Mirëmbajtja e automjetit dhe respektimi i rregullave të trafikut.
Kualifikimet e kërkuara:
- Leje e vlefshme e vozitjes, kategoria B.
- Përvojë në vozitje dhe shpërndarje të mallit.
- Aftësi për të punuar në orare fleksibile.
- Përgjegjësi dhe kujdes gjatë vozitjes.
3. Merchandiser (Për kontrollimin e pikave të marketeve)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollimi dhe organizimi i produkteve në pika të ndryshme të shitjes.
- Sigurimi që produktet të jenë të ekspozuara në mënyrë tërheqëse dhe të organizuar.
- Mbikëqyrja e stokut dhe raportimi mbi nevojat për furnizim.
- Komunikimi me menaxherët e marketeve për të siguruar vendosjen e duhur të produkteve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në shitje apo menaxhim produktesh në markete (përparësi).
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Përkushtim ndaj detajeve dhe organizimit.
- Aftësi për të punuar në terren dhe fleksibilitet në orare.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV në butonin “Apliko Këtu” ose në [email protected]