www.ofertapune.net Inxhinier i Ndërtimtarisë, Arkitekt, Financier/e, Asistente Administrative, Punëtorë të Ndërtimit të Vrazhdë (7), Punëtorë fizikë (4), Mbikqyrës | PunaIme

Inxhinier i Ndërtimtarisë, Arkitekt, Financier/e, Asistente Administrative, Punëtorë të Ndërtimit të Vrazhdë (7), Punëtorë fizikë (4), Mbikqyrës

Kompania

Thaçi Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-04-2025

Data e perfundimit

28-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

KONKURS PUNE
 
Thaçi Group Sh.P.K. shpall konkurs për zgjerimin e ekipit profesional për këto 4 pozita:
 
1. Inxhinier i ndërtimtarisë me përvojë
 
Vendi i punës: Prishtinë
 
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Bachelor ose Master),
  • Portfolio,
  • Minimum 3 vite përvojë pune në projekte ndërtimi,
  • Njohuri të mira në AutoCAD, MS Project dhe software të inxhinierisë,
  • Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi ekipi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Mbikëqyrja e punimeve ndërtimore në teren sipas projektit dhe specifikimeve teknike,
  • Koordinimi me ekipin e punëtorëve dhe nënkontraktorët,
  • Sigurimi që punimet të realizohen në kohë dhe sipas buxhetit,
  • Përgatitja e raporteve teknike dhe ditarit të punimeve,
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim.

2. Arkitekt me përvojë

 
Vendi i punës: Prishtinë
 
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Arkitekturë,
  • Portfolio,
  • Minimum 3 vite përvojë në projektim dhe mbikëqyrje arkitektonike,
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programeve si ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, Lumion, etj.,
  • Kreativitet dhe aftësi për të punuar në ekip.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Hartimi i projekteve arkitektonike,
  • Përgatitja e vizatimeve teknike dhe vizualizimeve 3D,
  • Përcjellja e zbatueshmërisë së projektit gjatë fazës së ndërtimit,
  • Përcjellja e dokumentacionit teknik për lejet ndërtimore,
  • Bashkëpunimi me inxhinierët dhe menaxherët e projektit për integrim të zgjidhjeve praktike dhe estetike.

3. Financier/e
 
Vendi i punës: Prishtinë
 
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë në Financa, Ekonomi apo fusha të ngjashme,
  • Përvojë pune (së paku 2 vite) në pozita të ngjashme,
  • Aftësi shumë të mira në Excel dhe programe financiare  QuickBooks, Abacus, ose software lokal financiar),
  • Njohuri për buxhetim, parashikim financiar dhe raporte mujore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgatitja dhe menaxhimi i buxheteve për projektet ndërtimore,
  • Raportimi financiar për nevojat e menaxhmentit,
  • Analiza e shpenzimeve dhe të hyrave,
  • Bashkëpunimi me kontabilitetin për përgatitje të dokumentacionit tatimor dhe financiar,
  • Kontrolli i qarkullimit të parasë (cash flow) dhe përgatitja e planifikimeve mujore.

4. Asistente Administrative

 
Vendi i punës: Prishtinë
 
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë e shkollës së mesme ose universitare (preferohet në Administratë, Menaxhim, ose Biznes),
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative,
  • Përdorim i mirë i programeve MS Office (Word, Excel, Outlook),
  • Përvojë e mëparshme është përparësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhimi i dokumentacionit të brendshëm të kompanisë,
  • Përcjellja e emaileve dhe komunikimi me klientë e bashkëpunëtorë,
  • Organizimi i takimeve dhe përgatitja e materialeve për to,
  • Asistimi i stafit drejtues me punë administrative,
  • Kujdesi për zyrën dhe furnizimet ditore.

5. Punëtorë të ndërtimit të vrazhdë (7)
 
Vendi i punës: Prishtinë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Minimum 1 vit përvojë në ndërtim (preferohet përvojë me struktura të betonit ose ndërtim të përgjithshëm)
  • Njohuri bazike në përdorimin e mjeteve të ndërtimit
  • Aftësi për të lexuar dhe ndjekur udhëzimet e inxhinierëve apo formantëve
  • Gatishmëri për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike
  • Fizikisht i aftë për punë të rëndë dhe qëndrim të gjatë në këmbë
  • Shkathtësi në punën në ekip dhe ndjekje e standardeve të sigurisë në punë
  • Fleksibilitet dhe përkushtim ndaj orarit të punës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e punimeve bazike në ndërtim (gërmime, betonim, ndërtim strukturor)
  • Ngarkim dhe shkarkim i materialeve ndërtimore
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndërtimit
  • Mbështetje në të gjitha fazat e procesit ndërtimor

6. Punëtorë fizikë (4)
 
Vendi i punës: Prishtinë

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Përvojë paraprake në punë fizike (e preferuar, por jo e domosdoshme)
  • Aftësi për të kryer punë fizike të vazhdueshme
  • Disiplinë, përgjegjësi dhe korrektësi në punë
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën mbikëqyrje
  • Gatishmëri për orar fleksibil dhe punë në kushte të ndryshme
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ngarkim dhe shkarkim i mallrave dhe materialeve
  • Lëvizja dhe sistemimi i produkteve në hapësira të caktuara
  • Kryerja e punëve fizike sipas nevojës së kompanisë
  • Ndihmë në proceset teknike dhe operative

7. Mbikqyrës
 
Vendi i punës: Prishtinë

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Përvojë e dëshmuar në mbikëqyrje punimesh ndërtimore (min. 2 vite)
  • Njohuri të mira praktike dhe teknike në fushën e ndërtimit
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të ekipit
  • Njohuri bazike në lexim të planeve dhe dokumentacionit teknik
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime të shpejta
  • Përparësi kanë kandidatët me arsim profesional apo universitar në ndërtimtari/inxhinieri

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e përditshme e aktiviteteve në kantier
  • Koordinimi i punëtorëve dhe ndarja e detyrave sipas planit të punës
  • Sigurimi që punimet realizohen sipas standardeve teknike dhe të sigurisë
  • Komunikimi me inxhinierët, kontraktorët dhe menaxhmentin
  • Raportimi i ecurisë së punimeve dhe nevojave në kantier
Aplikimi
  • Kandidatët e interesuar të dërgojnë: CV-në dhe Dëshmi mbi kualifikimet dhe përvojën në butonin “Apliko Ketu” ose emailin zyrtar: [email protected]
  • Per pozitat: Punëtorë të Ndërtimit të Vrazhdë (7), Punëtorë fizikë (4), Mbikqyrës ju lutem aplikoni ne nr: 043 848 766.
Data e fundit për aplikim: 28.05.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?