www.ofertapune.net Inxhinier i Ndërtimit | PunaIme

Inxhinier i Ndërtimit

Kompania

Daakonn Investment

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

20-03-2025

Data e perfundimit

03-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Inxhinier i ndërtimit 

Vendi: Ferizaj 

Kohëzgjatja: Kohë të pacaktuar

Orari: I plotë.

Përshkrimi i pozitës: Udhëheqja e vendpunishtes.

Inxhinieri  ka për detyrë organizimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me Projektin Kryesor dhe të gjitha fazat si: Struktura, Elektrika, HVAC dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi, në të cilin përfshihen specifikimet teknike, kushtet e sigurisë në punë, standartet, si dhe planit dinamik të miratuar deri në fazën e dorëzimit të ndërtesës.

Detytat dhe përgjegjësitë:

  • Të ketë njohuri dhe aftësi në zbatimin e projektit 
  • Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit 
  • Aftësi organizative dhe të koordinojë të gjithë kontraktorët e përfshirë në projekt 
  • Të harton preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara
  • Zbaton planin dinamik në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve 
  • Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në punishte 
  • Të ketë njohuri mbi dokumentacionin ligjor dhe teknik të nevojshëm, varësisht kërkesave të projektit 
  • Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projekti.
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit,preventivin dhe specifikimet teknike
  • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve,raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Pranimin e detyrave nga Menaxheri apo i autorizuari I tij dhe implememtin e tyre në punishte.

Kualifikimet:

  • Kualifikim Universitar në nivelin Bachelor/Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë 
  • Përvojë pune në Mbikëqyrje (se paku 3 vite) 
  • Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad, Archicad. Njohja e programeve tjera është përparësi 
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi. 
  • Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale dhe teknike 
  • Të jetë i aftë të menaxhoje disa procese njëkohësisht 
  • Të këtë patent shoferin Klasa B.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën ; [email protected] 

Afati për aplikim deri më 04.04.2025. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?