www.ofertapune.net Inxhinier i Gjeologjisë | PunaIme

Inxhinier i Gjeologjisë

Kompania

NewCo Ferronikeli Complex

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

29-06-2022

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Minierë, Metalurgji

NJOFTIM PUNE.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është një ndër kompanitë më të rëndësishme strategjike për Republikën e Kosovës, e cila operon në sektorin e industrisë së Minierave dhe Metalurgjisë, gjithashtu është një prej kompanive më të mëdha punëdhënëse, prodhuese dhe eksportuese në Kosovë.

Pozicioni: Inxhinier i Gjeologjisë

Departamenti: Miniera

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Është person përgjegjës për përcjelljen e punimeve gjeologjike në miniera
Kontrollon dhe mbikëqyrë punën e marrjes së mostrave në terren Bënë përcjelljen e hulumtimeve gjeologjike në terren
Përgatitë dhe zbaton planet operative javore, mujore dhe vjetore të minierave
Është person përgjegjës për përgatitjen e mostrave për dërgim në laborator Përpunon analizat kimike të mostrave
Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojës

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Fakulteti i Gjeoshkencave – Drejtimi Gjeologji

Përvojë pune 3 vite në pozicione të ngjashme

Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi për minierat dhe mineralet Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft office)
Të ketë njohuri shumë të mira lidhur me programet gjeologjke si Autocad civil 3D (obligative)
Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative Njohuri të Gjuhës Angleze (e preferueshme)

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 05/07/2022, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Gjeologjisë

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.