www.ofertapune.net Inxhinier i Gjeodezisë | PunaIme

Inxhinier i Gjeodezisë

Kompania

3D Project

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-05-2025

Data e perfundimit

08-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

KONKURS PUNE: Inxhinier i Gjeodezisë (Bachelor ose Master)

3D Project, kompani profesionale me seli në Prishtinë, e specializuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, shpall konkurs për pozitën:

Pozita: Inxhinier i Gjeodezisë
Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: E hënë – E premte, 08:00 – 17:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e matjeve gjeodezike në terren për projekte të infrastrukturës rrugore dhe përpunimi i të dhënave.
  • Përdorimi i pajisjeve moderne si Total Station, GPS, dronë dhe pajisje për nivelim.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe mbështetja e ekipit projektues me të dhëna të sakta dhe të azhurnuara.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët dhe specialistët e tjerë në hartimin dhe zbatimin e projekteve rrugore.

Kërkesat:

  • Diplomë në Gjeodezi (Bachelor ose Master).
  • Përvojë pune në fushën e gjeodezisë – preferohet përvoja në projekte infrastrukturore.
  • Njohuri të softuerëve AutoCAD, Civil 3D, GIS apo programe të tjera relevante.
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar.
  • Leje për ngasje – kategoria B (e preferuar).
  • Licencimi nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është avantazh.

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe profesional.
  • Pagesë mbi mesataren e tregut, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
  • Mundësi të rritjes dhe zhvillimit profesional në projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar
  • Diploma universitare dhe certifikata tjera (nëse ka)

Aplikimet dërgohen në butonin “Apliko ketu” ose ne emailin: [email protected]
Kontakti: +383 44 258 214

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?