Inxhinier i elektros
Kompania
Four Points By Sheraton Prishtina
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
08/08/2020
Data e perfundimit
20-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Four Points By Sheraton Prishtina, hap vend të lirë të punës.
Pozita: Inxhinier i elektros
Data e shpalljes: 7 Gusht 2020
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Departamenti: Inxhinieri
Raporton tek: Inxhinieri Kryesor
QËLLIMI I PUNËS
Inxhinieri i Elektros është përgjegjës për të gjithë kabllimin e hotelit; për instalimin, testimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe materialeve. Gjithashtu është përgjegjës për identifikimin me kohë, frekuentimin dhe rikuperimin e gabimeve apo keqfunksionimeve të mundshme të pajisjeve elektrike të hotelit.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Bënë kontrolle rutinë të përditshme të bordeve kryesore të shpërndarjes dhe përcjell problemet dhe gabimet/incidentet e mundshme.
- Kujdeset për punët vjetore të mirëmbajtjes dhe riparimit të dhomave të motorëve/pajisjeve brenda planit vjetor të mirëmbajtjes.
- Kujdeset për çështjet e energjisë elektrike në dhoma dhe në zonat e përbashkëta të hotelit.
- Riparoni të gjitha çështjet e ndërlidhura me energjinë elektrike. Mbështet riparimin e gabimeve të tjera teknike të cilat ndërlidhen me kompetencat e tij/saj. Kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive dhe pajisjeve në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes.
- Bënë aktivizimin e gjeneratorit në rast të ndërprerjes së energjisë.
- Përcjellë sasinë e materialit shpenzues rezerve dhe kontakton me menaxherin e tij/saj të linjës dhe departamentin e blerjeve për vendosjen e porosive shtesë.
- Përgjegjës për mbikëqyrjen e mjedisit te punës në përputhje me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë ne departamentin e tij / saj si dhe raportimin e incidenteve dhe rreziqeve potenciale. Përgjegjës për përdorimin e duhur të pajisjeve dhe makinerive në departamentin e tij / saj.
- Përgjegjës për funksionimin e duhur, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të si: TV Interaktiv, PABX, sistemit te orarit dhe hyrje/daljes së stafit, dhe sistemit te hapjes së dyerve.
- Përgjegjës për adresimin e kërkesave specifike teknike ne lidhje me energjinë, zërimin, ndriçimin, sistemin telefonik etj. të gjeneruar nga mysafirët e hotelit, apo grupet dhe organizatorë të konferencave.
- Përgjegjës për përkrahjen e inxhinierit mekanik në cilësinë e rregullimit të çështjeve mekanike, kontrollit të kaldajave, bojlerëve, pompave, filtrave të ujit, testeve periodike për Legionella, dhe testeve tjera te ujit si dhe mirëmbajtjen e detyrueshme të ashensorit.
- Përgjegjës për pastërtinë dhe rregullsinë e dhomës së inxhinierisë.
- Mbështet dhe koordinon punën e kompanive kontraktuese të mirëmbajtjes brenda njohurisë së Inxhinierit të Elektros.
- Kontrollon ore-matësit e ndriçimit (lighting timers) për të gjithë ambientin e hotelit.
- Përgjegjës për leximin dhe regjistrimin ditor / javor / mujor të njehsorëve të ndryshëm, kontrollin dhe raportimin e sasisë së gazit natyror, karburantit, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes / ftohjes dhe raportimin tek Inxhinieri Kryesor për elementet e cekura.
- Te ofroni sjellje dhe qëndrim mikpritës për mysafirët e hotelit gjate procesit te rregullimit te problemeve te lidhura me inxhinierinë.
- Te punoj brenda parimeve të produktivitetit, motivimit, punës ekipore dhe komunikimit.
- Te merr pjesë dhe përfundoj me sukses trajnimet e detyrueshme sipas udhëzimeve nga menaxheri i tij / saj.
- Përgjegjës për ofrimin e veprimtarive të mirëmbajtjes, riparimit dhe prodhimit, brenda procedurave të departamentit, duke marrë parasysh kostot dhe rregulloret e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Ndjek dhe respekton rregulloret e sigurisë në punë. Informon menaxherin e tij / saj në rastet e rreziqeve potenciale.
- Raporton çdo aksident qoftë të vogël apo të madh tek Kryeinxhinieri.
- Përcjell dhe respekton te gjithë legjislacionin në lidhje me punën dhe zbaton atë sa herë dhe kur është e nevojshme.
- Merr përgjegjësinë kryesore për të mbrojtur veten nga aksidentet dhe rreziqet.
- Angazhohet për të funksionuar plotësisht në përputhje me politikat dhe procedurat e departamenteve.
- Respekton rregulloret e shëndetit dhe sigurisë ndaj zjarrit.
- Përgjegjës për përdorimin e saktë dhe të sigurt të pajisjeve në departamentin e tij / saj.
- Mirëmban veshje të pastër dhe pedante në përputhje me standardet e Access. Fillon punën në kohë dhe me veshje/uniformë të pastër.
- Ofron komunikim dhe bashkëpunim të mirë me kolegët.
- Ndërmerr çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër e caktuar nga menaxheri i tij / saj.
KUALIFIKIMET:
Arsimi: Të ketë minimum diplomë të shkollës së mesme teknike
Përvoja: minimumi 3 vjet përvojë në departamentin e inxhinierisë në hotele / qendra afariste / qendra tregtare / spitale dhe / ose ambiente të ngjashme
Kualifikime të tjera: Ka një njohuri të mirë të inxhinierisë mekanike dhe elektrike të hotelit, ka certifikime për sigurinë në punë, shëndetit dhe sigurinë ndaj zjarrit, të jetë në gjendje të përdorë softuerin Opera, të flas dhe shkruaj mirë në gjuhen angleze, të ketë aftësi për pune në ekip, te jetë individ fleksibil me qëndrim pozitiv dhe aftësi të forta komunikimi, i përqendruar në përsosmëri të ofrimit te shërbimit, te ketë aftësi te punës ne urgjence dhe në gjendje për të përballuar stresin.
Dokumentet për aplikim:
- CV (rekomandohet modeli CV Europass)
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të paraqesin aplikimin e tyre elektronik në anglisht, në versionin PDF në [email protected] me temën e e-mailit: Emri dhe Mbiemri – Pozita
Afati i aplikimit: 07 Gusht 2020 deri 20 Gusht 2020 në orën 15:00.
Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët me listë të shkurtër do të kontaktohen dhe ftohen në fazën tjetër të rekrutimit.
Ju lutemi vini re se një kopje origjinale e dokumenteve të aplikacionit tuaj (dëshmi e përvojës në punë, diploma mund të kërkohen për fazat e mëtutjeshme të rekrutimit).