www.ofertapune.net Inxhinier i Elektros (4), Inxhinier/e i Ndërtimtarisë, Inxhinier i Makinerisë, Projektant / Dizajner i Produkteve | PunaIme

Inxhinier i Elektros (4), Inxhinier/e i Ndërtimtarisë, Inxhinier i Makinerisë, Projektant / Dizajner i Produkteve

Kompania

Monting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-06-2024

Data e perfundimit

17-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

MONTING SH.P.K  hap konkurs për: INXHINIER ELEKTRO/ NDËRTIMTARI /MAKINERI/PROJEKTANT 

  1. Ing. i Elektros  (Të këte përvoj në ndërtimin e projekteve të Trafostacioneve distributive dhe linjave deri në 35kV)
  2. Ing. i Elektros  (Të këte përvoj në ndërtimin e projekteve të Nenstacioneve  dhe linjave deri në 400kV)
  3. Ing. i Elektros  ( Të këte përvoj në ndërtimin e projekteve të energjisë së ripërtrishme )
  4. Ing. i Elektros  (Duhet te jete i certifikuar si auditor i energjisë në ndriçim publik, ing. elektros të  jetë i çertifikuar si auditor i energjisë,   sipas nenit 7 pika 1.1 te   UA(ME)  Nr. 06  2021, neni 4 i Rregullores MEA 01  2020 si dhe Rregulloria (MEPTINIS) Nr. 05  2020.
  5. Inxhinier/e i Ndërtimtarisë – Drejtimi Konstruktive
  6. Ing.Makineris (Të kete përvoj në fushën e përpunimit të metaleve )
  7. Projektant/Dizajner I produkteve  metalike

Inxhinier i Elektros

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë – projekteve;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Energjisë Elektrike, të planifikuara nga kompania;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga udhëheqësi apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Sisteme elektro energjetike ;
  • Së paku 2 vite përvojë punë fushën e elektrikës;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/paisjeve të ngjashme elektrike të llogaritjeve);(Per energji te ripertrishme :pvSOL)
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Inxhinier i Ndërtimtarisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
  • Angazhim dhe projektim të ndërtimit, të planifikuara nga kompania;
  • Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizim/mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës;
  • Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga udëheqësi apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;Drejtimi Konstruktiv 
  • Së paku 2 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë;
  • Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
  • Njohja e Gjuhës Angleze ;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Inxhinier i Makinerise & Projektant 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi me Autocad 2D, 3D dhe autodesk invetor (2);
  • Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e pjesëve elektrike te makineritë CNC.
  • Kontrollimi, montimi dhe servisimi i produkteve;

Kërkesat/Kushtet:

  • Kualifikim professional fak.makinerise-elektros apo student në përfundim e sipër;
  • Kualifikim i mesëm preferohet shkolla e mesme në elektro ose makineri;
  • Preferueshme- Përvojë e punës në fusha të ngjashme;
  • Preferueshme- Certifikimet Autocad, etj;
  • Preferushme- Njohja e programeve të Microsoft Office (Word, Excel, etj.);
  • Preferushme- Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të punës me metale (prerje, saldim, lakim etj).
  • Preferueshme- Përvojë e punës nga fusha e servisimit të produkteve;
  • Aftësi të mira pune dhe fleksibilitet;
  • Aftësi të komunikimit dhe aftësi pune në grup;
  • Preferueshme- Posedimi patent shoferit (kategoria B);

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në [email protected] deri me datë 20.07.2024 .

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.