Inxhinier i Elektrikës (Alb/Srb)
Data e publikimit
16-01-2025
Data e perfundimit
29-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
I. Titulli i vendit të punës:
Inxhinier i elektrikës në Sektorin Teknik të Departamentit të Operativës (një vend pune);
II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 4.00, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.
III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;
- Planifikon, koordinon dhe kryen mirëmbajtjen e sistemeve dhe pajisjeve elektrike.
- Bën ndërhyrje të nevojshme për riparime dhe përmirësime të sistemeve.
- Monitoron performancën e sistemeve elektrike dhe identifikon çdo problem potencial.
- Vepron për të zbuluar dhe zgjidhur problemet e sistemeve elektrike në kohë.
- Zhvillon dhe implementon projekte për instalime të reja ose për përmirësimin e instalimeve ekzistuese.
- Siguron që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet dhe rregullore e sigurisë elektrike.
- Ofron këshillë dhe ndihmë teknike për përdoruesit dhe ekipet tjera në lidhje me sigurinë dhe funksionalitetin e sistemeve elektrike.
- Përgatit raporte të rregullta për performancën dhe gjendjen e sistemeve elektrike.
IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
- Diplomë në Inxhinieri Elektrike.
- Përvojë relevante në fushën e inxhinierisë elektrike.
- Njohuri të mira të rregulloreve dhe standardeve të sigurisë elektrike.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.
- Njohuri të thella të softuerëve të inxhinierisë elektrike si AutoCAD, MATLAB, dhe algoritmet elektrike të simulimit.
V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;
- Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
- Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
- Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
- Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Lista e dokumenteve të dorëzuara.
VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:
- Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
- Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.
VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.
VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:
- Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected].
- Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
- Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.
IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
- Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.
X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:
- Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:
- Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.
U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o regulisanju procedura konkursa u javnom sektoru, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025, donosi:
JAVNI KONKURS
Za popunjavanje slobodnog radnog mesta
I. Naziv radnog mesta:
Inženjer elektrotehnike u tehničkom sektoru Odeljenja za operacije (jedno radno mesto);
II. Visina mesečne plate za radno mesto:
Koeficijent 4.00, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.
III. Kratak opis posla, u kojem se navodi cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:
- Planira, koordinira i vrši održavanje elektro-sistema i opreme.
- Vrši potrebne intervencije za popravke i poboljšanja sistema.
- Prati performanse elektro-sistema i identifikuje potencijalne probleme.
- Postupa u cilju otkrivanja i rešavanja problema elektro-sistema na vreme.
- Razvija i implementira projekte za nove instalacije ili poboljšanje postojećih instalacija.
- Osigurava da sve aktivnosti budu u skladu sa standardima i propisima o elektro-sigurnosti.
- Pruža savetodavnu i tehničku pomoć korisnicima i drugim timovima u vezi sa sigurnošću i funkcionalnošću elektro-sistema.
- Priprema redovne izveštaje o performansama i stanju elektro-sistema.
IV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:
- Diplomirani inženjer elektrotehnike.
- Relevantno radno iskustvo u oblasti elektrotehnike.
- Dobre poznavanje propisa i standarda elektro-sigurnosti.
- Izvrsne komunikacione i timske veštine.
- Duboko poznavanje softverskih alata za elektrotehniku kao što su AutoCAD, MATLAB i algoritmi za električnu simulaciju.
V. Specifikacija potrebnih dokumenata/potvrda za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma:
- Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
- Formular za prijavu za posao (aplikaciju);
- Kopija lične karte; CV; Uverenje o rođenju; Motivaciono pismo;
- Dokazi o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama overeni od strane notara;
- Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene od strane notara;
- Potvrda o radnom iskustvu/izdana od odgovarajuće institucije, koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
- Izveštaji o penzionim doprinosima (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplate doprinose u ovaj fond);
- Uverenje od nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da kandidat nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne starije od 6 meseci od datuma izdavanja);
- Lista dostavljenih dokumenata.
VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, i trajanje probnog perioda:
- Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
- Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.
VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:
- Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.
VIII. Način prijave na konkurs:
- Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva dokumenta koja se traže prema tački V i pošalju ih zajedno sa prijavom na posao na e-mail adresu: [email protected].
- Povratne informacije: Jedinica ljudskih resursa će obezbediti informacije o prijemu prijava.
- Dodatna pojašnjenja: Jedinica ljudskih resursa institucije će pružiti potrebna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima konkursa tokom faze prijava.
IX. Način vrednovanja i kriterijumi za ocenjivanje:
- Vrednovanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i usmenog intervjua.
- Uspeh je postignut ako kandidat postigne najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.
X. Kalendar procedure zapošljavanja:
Nakon isteka roka za prijavu na konkurs, jedinica ljudskih resursa će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.
XI: Napomena u vezi sa prijavama poslatim nakon roka:
- Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.