www.ofertapune.net Inxhinier Hidraulik, Inxhinier Elektrik | PunaIme

Inxhinier Hidraulik, Inxhinier Elektrik

Kompania

Ausbau24

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

12-01-2024

Data e perfundimit

10-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

KONKURS

Kompania AusBau24 hap vende të lira për pozitat Inxhinier të Elektrikës dhe Inxhinier të Hidraulikës në selinë tonë në Düsseldorf. Kërkojmë profesionistë të aftë dhe të motivuar që do të kontribuojnë në ekipin tonë të suksesshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Inxhinier Elektrik:

  • Identifikoni dhe analizoni performancën e sistemeve elektrike, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit dhe sigurisë.
  • Përgjegjës për rregullimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike të pajisjeve industriale.
  • Zhvillimi dhe implementimi i planeve për përmirësimin e efikasitetit dhe sigurisë elektrike.
  • Përgatitja dhe mbikqyrja e dokumentacionit të nevojshëm për miratim dhe zbatim ligjor.
  •  

Kualifikimet e kërkuara për Inxhinier Elektrik:

  • Titulli universitar në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë relevante në fushën përkatëse
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
  • I gatshëm për t’u zhvendosur dhe jetuar në Gjermani

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Kompania siguron rregullimin e dokumentacionit të pajisjes me vizë.
  • Kompania ju suporton në gjetjen e banesës.
  • Kompania ju suporton në mbështetjen për tërheqjen e gruas/partnerit dhe gjetjen e punës.

Inxhinier Hidraulik

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve hidraulike në pajisjet.
  • Përgjegjës për testimin dhe përmirësimin e performancës së sistemeve hidraulike.
  • Bashkëpunimi me ekipet e inxhinierëve të tjerë për të siguruar integrimin e suksesshëm të komponentëve hidraulike.
  • Përgatitni raporte teknike për performancën e sistemeve hidraulike dhe rekomandimet për përmirësime
  • Gatishmëri për kryerjen e punëve rutinë.

Kualifikimet e kërkuara për Inxhinier Hidraulik:

  • Titulli universitar në fakultetin teknik (dega relevante) ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë e dokumentuar në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese në ekip.
  • Njohuri të thelluara të standardit industriale për sistemet hidraulike.
  • I gatshëm për t’u zhvendosur dhe jetuar në Gjermani

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Kompania siguron rregullimin e dokumentacionit të pajisjes me vizë.
  • Kompania ju suporton në gjetjen e banesës.
  • Kompania ju suporton në mbështetjen për tërheqjen e gruas/partnerit dhe gjetjen e punës.

Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe të interesuar për këto pozita, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj  përmes emailit: [email protected] ose ne Tel: +38348222020