Inxhinier/e të Inxhinierisë Elektrike (3)
Data e publikimit
01/09/2020
Data e perfundimit
15-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Bazuar në nenin 8 dhe 16 (paragrafi 1 ) të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, paragrafi 1,2,3,4 dhe 5, nenin 5 të udhëzimit si dhe pikën 8.2, 5.1.1, 7.6 dhe 7.6.1 të Politikës të Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:
KONKURS PUBLIK
Për pranimin në punë:
- 3 (tre) Inxhinier/e të Inxhinierisë Elektrike
Kushtet e përgjithshme:
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar.
Në tekstin në vijim përdorimi e njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.
Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.
Pasi që veprimtaria e kompanisë është e natyrës specifike dhe punohet në kushte të veçanta pune, por edhe në disa sektorë zhvillohet procesi i punës 24 orëshe dhe në bashkëpunim me rajonin, kompania ka nevojë për aftësimin dhe përgatitjen e të punësuarve të rinj si inxhinierë të Inxhinierisë elektrike, për kyçje në procesin e punës pas aftësimit paraprak profesional që të pavarësohen në kryerje të detyrave të caktuara të punës specifike. Për këtë arsye për Inxhinierët e Inxhinierisë elektrike do të aplikohet periudha e stazhit të praktikantit prej 12 muajve, konform dispozitave ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë, ku pas kalimit të këtij afati do të bëhet vlerësimi i aftësive të arritura profesionale konform politikave dhe procedurës përkatëse dhe varësisht nga suksesi i arritur, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës, sipas kërkesave dhe nevojave të procesit të punës konform vendeve të punës të parapara në dokumentin aktual SVP (Sistematizimin e vendeve të punës).
Kërkesat profesionale:
- 3 (tre) Inxhinier/e të Inxhinierisë elektrike
Numri i kryesve: 3 (tre)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Inxhinierët e Inxhinierisë elektrike fillimisht për periudhën 1 (një) vjeçare do të jenë në cilësinë e praktikantit, të cilët themelojnë për herë të parë marrëdhënie pune, që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës. Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihen në Departamentet: Operatori i Tregut dhe Zhvillimi i Rrjetit dhe Projekteve sipas programeve zhvillimore të përgatitura nga Sektorët përkatës profesional të KOSTT dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për aftësimin e tyre profesional.
Pas përfundimit të programit të praktikës, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, do t’i nënshtrohen provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohen në pozita përkatëse të punës për të cilat janë aftësuar profesionalisht.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Inxhinier të Inxhinierisë elektrike:
Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të kenë diplomë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike-drejtimi: Sisteme elektroenergjetike, Elektroenergjetikë industriale, Elektroenergjetikë apo të ngjashme, niveli Bachelor ose Master
- Njohja e punës me kompjuter
- Kapacitet për punë ekipore dhe punë në teren
- Aftësi të mira komunikimi
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze (në shkrim dhe në të folur)
- Njohuri bazike të sistemit elektroenergjetik të Kosovës
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe në teren sipas nevojës
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
Forma e aplikimit:
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com
E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: [email protected]
Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit. Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.
Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.
Konkursi publik mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 01.09.2020 deri më 15.09.2020 ora 24:00.
Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.