Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë
Data e publikimit
06-09-2023
Data e perfundimit
07-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
KONKURS PUNE
Versa Engineering SHPK shpall konkurs pune. Kërkojmë «Inxhinierë të Ndërtimtarisë» të motivuar dhe entuziastë për të bashkëpunuar në projekte inovative.
Përgjegjësitë dhe aktiviteti juaj në firmë përfshin:
- Vizatimin dhe zhvillimin e planeve të ndërtimit
- Mbështetjen e inxhinierëve të tjerë sipas kërkesës
- Angazhimi i rregullt sipas ligjeve në fuqi
Çfarë ju pret në Versa Engineering:
Detyra dhe përgjegjësi interesante, duke filluar nga projekte të ndërtimit të lartë e deri tek inxhinieria e urave dhe infrastrukturës. Një ambient pune motivues dhe me mundësi pune nga shtëpia.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë Bachelor ose Absolvent/e në Fakultetin e Ndërtimtarisë (Konstruktiv/ Hidro)
- Përvoja e punës është përparësi
- Njohuri të mira kompjuterike
- Njohuri të programit AutoCAD. Njohja e ALLPLAN është përparësi
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në email-in [email protected] me titull “Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë” deri 07.10.2023.
Vetëm kanditatët e përzgjedhur ftohen për intervistim.
Prishtinë, Kosovë.