www.ofertapune.net Inxhinier/e i/e Makinerisë (2) | PunaIme

Inxhinier/e i/e Makinerisë (2)

Kompania

Front Exterior and Interior

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-04-2025

Data e perfundimit

20-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PUNE 

Titulli i pozitës: Inxhinier/e i/e makinerisë 

Vendi i Punës: Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë 

Departamenti/Sektori: Shitje/Front Interior 

Lloji i pozitës: Orar të plotë; Kontratë pune 

Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:

Inxhinier i makinerisë në sektorin e shitjes – 2 pozita; 

Përshkrim i pozitës së punës 

Personat do të jenë përgjegjës për prezantim të produkteve, pranimin e porosive të përpunimit, kontrollimin e  tyre, kalkulimet dhe përgatitjen e ofertave, si dhe ruajtjen e relacionit me klientët. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Prezantim i produkteve dhe shërbimeve te klientët e rinj 
  • Pranim i porosive, kalkulime dhe përgatitje e ofertave, 
  • Regjistrimin e porosive në sistem 
  • Përgatitje e skicave të përpunimit 
  • Komunikimi me klientët ekzistues për pyetje të ndryshme 

Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja: 

  • Të jetë i/e diplomuar si inxhinier i makinerisë 
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, organizative dhe shitjeje 
  • Të ketë përvojë me programet CAD 
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office, veçanërisht Excel
  • Të ketë përvojë pune (preferohet në industrinë e Interierit). 

Mënyra e aplikimit: 

Dërgoni CV ose një përshkrim tuajin dhe të përvojës përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected] Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848 

* Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant  për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?