Inxhinier/e i/e Hidroteknikës dhe Kanalizimit
Data e publikimit
04-04-2025
Data e perfundimit
03-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
MES – Kompani zvicerane, është në kërkim të një Inxhinieri/e të Hidroteknikës dhe Kanalizimit, me fokus kryesor në projektimin e kanalisacioneve, për të bashkëpunuar me ekipin tonë të pasionuar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Projektimi dhe mbikëqyrja e kanalisacioneve, përfshirë sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha fazat e planifikimit.
- Zhvillimi dhe mbikëqyrja e projekteve të hidroteknikës dhe kanalizimit gjitha fazat e planifikimit.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e tjera për të siguruar koordinimin dhe efikasitetin e duhur në projektet e përbashkëta.
- Konceptimi dhe planifikimi i projekteve hidroteknike, duke përfshirë sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Hidroteknike ose fushë të ngjashme.
- Përvojë relevante në fushën e hidroteknikës dhe kanalizimit është e domosdoshme, dhe kandidati duhet të ketë eksperiencë në projektimin e kanalisacioneve.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe bashkëpunim.
Përfitimet:
- Pagesë e mirë.
- Vendi i punës: Prishtinë ose Gjilan.
- Kujdesemi për të gjitha gjërat që ju nevojiten për punë, përfshirë ambientin e plotë të punës dhe programet e nevojshme.
- Trajnime për programet dhe teknologjitë e nevojshme për Zvicër, me pagesë të plotë nga ana jonë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.