www.ofertapune.net Inxhinier/e i/e Elektrikës | PunaIme

Inxhinier/e i/e Elektrikës

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-04-2024

Data e perfundimit

01-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Inxhinier/e i/e Elektrikës

Apliko Tani16 Prill 2024

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Inxhinier/e i/e Elektrikës

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile

(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Perkujdeset per mirembajtjen dhe monitorimin e stabilimenteve elektroenergjetike, sistemeve rezerve te furnizimit (gjeneratoreve), sistemeve te furnizimit te panderprere- UPS-eve, sistemeve shperndarese te energjise elektrike, sistemit te ftohjes se dhomave kryesore te servereve, sistemet e monitorimit SCADA, sistemet rezerve te furnizimit- DC & sistemet tjera rezerve te baterive si dhe pajisje dhe aparatura tjera elektrike;
  • Perkujdeset ne rrjedhen e tiketave per probleme te ndryshme dhe zgjidhjen e tyre si dhe sipas nevojes komunikon me kontraktoret e jashtem per koordinim rreth ketyre problemeve; 
  • Asiston ne analiza, testime dhe projektime te pajisjeve dhe sistemeve te ndryshme elektrike;
  • Ofron mbeshtetje profesionale gjate zhvillimit dhe zbatimit te projekteve te ndryshme teknike;
  • Shqyrton dhe analizon dokumentacionin teknik, raporte si dhe dokumente tjera me rendesi;
  • Kryen te gjitha detyrat e tjera qe percaktohen nga menaxheri ne kuader te fushes se pergjegjesise.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplome Universitare nga Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike, Kompjuterike ose fushë relevante
  • Njohuri te mire te sistemeve energjetike
  • Shkathtesi te mira teknike dhe analitike
  • Aftesi per te komunikuar me punonjesit dhe kontraktoret ne menyre profesionale dhe me miresjellje
  • Njohuri te mira te programit Autocad, ose ndonje aplikacioni tjeter per dizajnim
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim, 

Shkathtesi te fuqishme organizative dhe nder-personale, shkalle te larte te integritetit, iniciative dhe aftesi per te punuar nen presion, aftesi per t’i arritur afatet, aftesi per pune individuale dhe ne ekip.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 26.04.2024