Interior Design Draftsman/Woman
Data e publikimit
06-09-2023
Data e perfundimit
04-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Art dhe Kulturë
Pozita e punës: Interior Design Draftsman/woman
GALA është në kërkim të një projektuesi/e të dizajnit interier për studion urbane në zemër të Cyrihut.
GALA është një studio për dizajn interier që projekton dhe realizon zona të shitjeve (POS), si dhe mbështetë kompanitë për të ringjallur brendet e tyre të fuqishme dhe krijon hapësira që mahnitin klientët e tyre.
Datyrat e pozitës:
- Bashkëpunim mbështetës me menaxhmentin e projektit: nga studimi i konceptit tek planifikimi i projektit dhe menaxhimi i ndërtimit deri tek dorëzimi i çelësave
- Hartimi i pavarur i drafteve dhe zbatimi i planifikimeve (zgjerimi dhe dizajni interier)
- Krijimi i dokumenteve të projektit (vizatime, plane, etj.)
- Të gjitha zbatimet e planifikuara me AutoCAD dhe idealisht me ArchiCAD
- Njohja dhe zbatimi i standardeve përkatëse të SIA
- Përkufizimi dhe përzgjedhja e materializimeve
- Baubackoffice: Marrja e ofertave, përgatitja e konfirmimeve të porosive dhe punë te përgjithshme administrative
Ky është profili yt
- Hartues*e i ndërtimit të lartë ose
- Hartues*e i dizajnit interier ose
- Zdrukthërar me trajnime të avancuara HF/TS dhe përvojë të thellë CAD
- E pranueshme edhe nëse aktualisht je duke u trajnuar si dizajner interier ose menaxher projekti
- Përvojë dhe trajnime të avancuara në CAD (e preferuar Vectorworks 3D), përvojë të paketave MS Office
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe argumentimi në gjermanisht (C1) dhe anglisht (B2) plotësojnë profilin tuaj
Ajo që ne ofrojmë
- Mundësi për zhvillim dhe hapësirë për dhënien e ideve tua
- Sfida të ndryshme profesionale me projekte dhe klientë entuziast dhe vazhdimisht të rinj
- Një shpirt ekipor dhe hierarki të sheshta
A kemi ngjallur interesin tuaj?
Nëse po, presim me padurim të pranojmë dokumentet tua të aplikimit (CV-në dhe portofolin) duke përfshirë pritjet tua rreth pagës dhe caktimin e datës së mundshme të fillimit në: [email protected]