Instruktor/e të Programimit (2)
Data e publikimit
22-07-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Shkolla Digjitale në Lipjan është shkolla (kursi) e/i parë e hapur në qytetin e Lipjanit e cila ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët dhe të rinjtë e moshave 8-18 vjeç dhe mbi 18 vjeç.
Si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të dy:
- Instruktor/e të programimit
Detyrat e punës:
- Instruktori do të ketë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç dhe mbi 18 vjeç.
- Instruktori do të trajnohet për planprogramin të cilin e ofron Shkolla Digjitale.
- Të ndihmojë në hulumtimin dhe zhvillimin e kurikulave të reja.
- Të përkrah instruktorët dhe stafin tjetër në Shkollen Digjitale në Lipjan.
- Të ndihmoj në menaxhim të komunitetit të shkolles.
- Të ndihmojë në monitorim të projekteve.
- Kandidatët e pranuar do të kete trajnim intenziv 1 muaj!
Orari: Do të ofrohet Full Time apo sipas marreveshjes.
Lokacioni: Lipjan
Kriteret për pranim:
- Të ketë njohuri bazike ne programim kompjuterik
- Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
- Aftësi të shpejtë të mësimit
- Nivel të kënaqshëm dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
- Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
- Preferohet minimalisht të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike apo të edukimit
Si të aplikoni?Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë.
Apo mund te dergoni CV-ne tuaj ne email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 18 Gusht 2024.