Instruktor/e të Programimit
Data e publikimit
11-09-2023
Data e perfundimit
01-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Shkolla Digjitale në Lipjan është shkolla e parë e hapur në qytetin e Lipjanit e cila ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët dhe të rinjtë e moshave 8-15 dhe mbi 15 vjeç.
Si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të një:
Instruktor/e të programimit
Detyrat e punës:
- Kurse në rolin e Instruktorit do të kenë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-15 dhe mbi 15 vjeç.
- Instruktorët do të trajnohen për planprogramin të cilin e ofron Shkolla Digjitale.
- Të ndihmojë në hulumtimin dhe zhvillimin e kurikulave të reja.
- Të përkrah instruktorët dhe stafin tjetër në Shkollen Digjitale në Lipjan.
- Të ndihmoj në menaxhim të komunitetit të shkolles.
- Të ndihmojë në monitorim të projekteve.
- Kandidatët e pranuar do të kete trajnim intenziv 1 muaj!
Orari: Do të ofrohet Full Time (paradite apo pasdite) apo sipas marreveshjes.
Lokacioni: Lipjan
Kriteret për pranim:
- Të ketë njohuri bazike ne programim kompjuterik
- Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
- Aftësi të shpejtë të mësimit
- Nivel të kënaqshëm dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
- Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
- Preferohet minimalisht të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike apo të edukimit
Si të aplikoni?Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë.
Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.
Afati i fundit për aplikim: 01 Tetor 2023.