Infermiere & Fizoterapeute
Data e publikimit
21-05-2025
Data e perfundimit
19-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Thirrje për aplikim për poziten Infermiere dhe/ose Fizioterapeutenë Vimea Baby Spa & Wellness
Pozita: Infermiere & Fizoterapeute
Lokacioni: Kompleksi Lin Projekt, Rruga B, Prishtina 10000
Kategoria: Full-time
Data e fundit për aplikim: 19.06.2025
Vimea Baby Spa & Wellness është kompani e specializuar tash e 5 vite, duke ofruar shërbime të spa’s për bebe dhe fëmijë, si dhe masazha për nënat në pritje dhe pas lindjes. Vimea është gjithashtu distributor ekskluziv i disa nga brendeve më cilësore për bebet dhe nënat. Për këtë arsye, po kërkojmë një infermiere dhe/ose fizoterapeute të kualifikuar dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Ky rol kërkon një profesionist të përkushtuar dhe me aftësi të shkëlqyera për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për nënat dhe foshnjat, si dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm gjatë trajtimeve të spa-së dhe masazhaveve.
Përgjegjësitë:
- Ofrimi i shërbimeve me standarde të larta: Të siguroheni që çdo shërbim të ofrohet me kujdes dhe profesionalizëm, duke ruajtur nivelin më të lartë të kënaqësisë për klientët.
- Pranimi dhe vlerësimi i klientëve: Të mirëpriteni klientët me ngrohtësi, të kryeni një ekzaminim të plotë dhe të zhvilloni një plan trajtimi të personalizuar për secilin.
- Konsultimi i klientëve: Të ofroni një konsultim të detajuar dhe të kuptoni plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e klientëve për t’u siguruar që shërbimi ofruar është në përputhje me kërkesat e tyre.
- Ndjekja e protokolleve të brendit: Të respektoni procedurat dhe protokollet standarde të operimit të Vimea Baby Spa & Wellness, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe të kënaqshme për të gjithë klientët.
- Promovimi i produkteve dhe shërbimeve: Të promovoni produktet dhe shërbimet e Baby Spa me proaktivitet dhe pasion, duke treguar një nivel të lartë njohurish për to dhe duke i demonstruar ato klientëve.
- Përgjegjësia për shërbimet e ofruara: Të merrni përgjegjësinë për cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofroni, duke siguruar që çdo trajtim të jetë në përputhje me standardet më të larta.
- Pjesëmarrja në zhvillimin profesional: Të angazhoheni në takimet dhe trajnimet e planifikuara për zhvillimin e vazhdueshëm profesional, duke kontribuar në forcimin e ekipit dhe përmirësimin e shërbimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Infermieri ose fizioterapi (diplomë universitare ose ne vitin e fundit).
- Licencë për të ushtruar profesionin e infermierit ose fizioterapeutit në Kosove.
- Eksperiencë e mëparshme në kujdesin shëndetësor, përfshirë kujdesin për foshnjat dhe nënat (përparësi për infermieri).
- Eksperiencë e mëparshme në kujdesin shëndetësor, përfshirë kujdesin për terapi fizikale tek foshnjat dhe nënat (përparësi për fizioterapi).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- Njohuri të shkëlqyera të procedurave mjekësore dhe përkujdesjes për foshnjat dhe nënat.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata të ndjeshme me kujdes dhe profesionalizëm.
- Qëndrim empatik dhe i orientuar ndaj pacientit.
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe njohuri të gjuhës angleze do të ishte një plus.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Ambient pune mbështetës dhe motivues.
- Trajnime të rregullta dhe mundësi për zhvillim në fushën e shëndetësisë.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni një CV (duke specifikuar poziten për të cilën po aplikoni) në butonin “Apliko Këtu” ose në adresën tonë të email-it: [email protected]
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 19.06.2025
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi të përkushtuar për ofrimin e kujdesit të shkëlqyer shëndetësor për nënat dhe foshnjat!