Infermier/e (Kastriot)
Data e publikimit
01-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të, Komunës së OBILIQIT dhe ISLAMIC RELIEF KOSOVA për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Nje rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025” me pin kod 020_004574, ISLAMIC RELIEF shpall këtë:
K O N K U R S
Titulli i punës: INFERMIER/E
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/32-2024
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranon dhe triazhon pacientët
- Përgatit pacientët për vizitë
- Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
- Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QMF PMF apo në terren
- Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
- Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QMF-PMF apo në terren
- Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
- Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
- Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
- Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
- Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
- Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.
Edukimi dhe kualifikimi:
- Diplomë Universiteti – Bachelor i Infermieriëse ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë (infermierisë)
- Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi mjekësi e përgjithshme
- Kandidatët të cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë vendit, duhet të kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT për të aplikuar
- Licenca për punë / valide
- Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (valid) – kandidati duhet të jetë shtetas i RKS
- CV e përditësuar
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Obiliqit
Vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Zonat rurale
Numri i Referencës: IR/RKS/32-2024
Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Afati i aplikimit:
Nga data 01.11.2024 deri më 14.11.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 14.11.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Aplikimi bëhet online duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara për aplikim në PDF, në linkun: https://forms.gle/VCqcpgRhmrQjqCpP8.
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe do t’i nënshtrohen procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë.
Prishtinë, 01 Nëntor 2024