www.ofertapune.net Infermier/e i/e përgjithshme (2) | PunaIme

Infermier/e i/e përgjithshme (2)

Kompania

Komuna e Gjakovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

07/11/2020

Data e perfundimit

21-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Infermier/e i/e përgjithshme

  • Infermier/e i/e përgjithshme në QMF-Rugovë (AMF-Lipovec)
  • Infermier/e i/e përgjithshme në QMF-Ponoshec (AMF-Molliq)

Institucioni: Komuna e Gjakovës

  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave:  (2) dy
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Infermierive në QMF dhe Kryeinfermierja e QKMF-së
  • Grada/Koeficienti: 4.8
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë për Infermier/e i/e përgjithshme

  • Praktikon në përputhje me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermierorë të dokumentuar;
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
  • Vlerëson, planifikon, zbaton dhe rivlerëson kujdesin infermierorë të ofruar në përputhje me moshën, gjendjen fizike, psikosociale, kulturore dhe shpirtërore të individit/pacientit dhe familjes në pajtueshmëri me standardet e përcaktuara;
  • Menaxhon rastet dhe avokon për të drejtat e tyre, duke qenë burim dhe person kontakti për ta;
  • Komunikon në mënyrë efektive me individin pacientin apo familjen dhe ofron kujdes të standardit të lartë dhe dokumenton punën e bërë;
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësor për individin/pacientin dhe familjen, me theks të veçantë në marrjen e përgjegjësisë për vetë kujdes konform moshës dhe nevojave të identifikuara;
  • Grumbullon dhe dokumenton të dhënat subjektive dhe objektive për individin/ pacientin dhe rishqyrton informatat themelore të individit/pacientit duke u përqendruar në ambientin ku jeton, vetë kujdesin dhe planifikimin e mëtutjeshëm;
  • Ofron shërbime për të parandaluar sëmundjen dhe për të avancuar dhe promovuar jetë të shëndoshë dhe të sigurte lidhur me shëndetin riprodhues dhe planifikimin familjar;
  • Ofron shërbimet e kujdesit:ante, peri dhe post-natal, imunizimin dhe vaksinimin, zhvillimin e fëmijëve, kujdesin për adoleshentë dhe të rijnë dhe shëndetin oral prevenues si dhe shërbime infermierore duke përfshirë kujdesin terminal/paliativ;
  • Përgatitë dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuara për vizitë, gjithashtu asiston gjatë ekzaminimit dhe procedurave të kërkuara si dhe administron terapinë enterale dhe paranterale të përshkruar nga mjeku familjar;
  • Respekton masat aseptike gjatë marrjes së mostrave laboratorike përfshirë edhe kontrollin e kualitetit dhe mirëmbajtjen e të gjitha testeve të shpejta laboratorike/diagnostike dhe informon menjëherë rezultatet me vlera jonormale të testeve laboratorike, të ordinuara nga mjeku familjar;
  • Përmban konfidencialitet të plotë për të gjitha qeshjet që i përkasin individit pacientit dhe familjes, veprimtarisë së KPSH, përveç nëse është i/e autorizuar me shkrim nga menaxheri;
  • Mbështet dhe kontribuon në hulumtime të kujdesit shëndetësor, që ndërlidhen me dëshmitë për siguri dhe praktikën
  • Inkurajohet nga puna ekipore (mjekun e familjar, mjeku i përgjithshëm, stomatologun, infermieret familjare, infermieret në komunitet dhe asistentin e stomatologut);
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe udhëheqë anëtarët e ekipit për zgjedhjen e tyre,
  • Vepron në cilësinë e anëtarit të ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e institucionit për kujdesin sa më cilësor për individin/pacientin dhe familjen;
  • Merr pjesë në takime konsultative, profesionale, komunikojnë qartë saktë dhe krijojnë klimë të mire pune që rritë kënaqësitë e individit/pacientit dhe familjes;
  • Është burim i njohurive dhe shkathtësive për anëtarë tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike;
  • Kryen edhe punë administrative dhe vepron në mënyrë profesionale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi për KPSH;
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke ruajtur konfidencialitetin profesional;
  • Punon dhe bashkëpunon me profesionistët tjerë shëndetësor në KPSH, duke përdorur mekanizmin për monitorimin e rezultatit të kujdesit ndaj individit/pacientit dhe familjes;
  • Identifikon rëndësinë e kërkimit për të përmirësuar rezultatet e shëndetit për individin/pacientin;
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurt, deponon dhe administron pajisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto efektive;
  • Merr pjesë në zhvillimin dhe përpilimin e udhëzimeve dhe protokolleve  të  shkr  uara, proceduarve për shërbimet infermierore;
  • Zbaton protokollet e praktikave infermierore të bazuara në dëshmi, mbledh të dhëna në mënyrë sistematike dhe vlerëson të dhënat aspektin fizik, socio-kulturor dhe mendor për shëndetin e individit/pacientit dhe familjes;
  • Merr pjesë në mbledhjet dhe aktivitetet e ekipit të mjekësisë familjare për të përmirësuar performancën e tij/saj dhe të institucionit;

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme ;
  • Të jetë infermier/e regjistruar dhe licencuar në MSH;
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pavarur dhe në ekip;
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter ;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Kopjen e licencës;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 07.11.2020 deri 21.11.2020 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

⇒ Shpallja e plotë.