www.ofertapune.net Infermier/e i/e Përgjithshëm (Vushtrri) | PunaIme

Infermier/e i/e Përgjithshëm (Vushtrri)

Kompania

Islamic Relief Kosova

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

21-02-2025

Data e perfundimit

06-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së VUSHTRRISË për implementimin e projektit Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Vushtrrisë” gjatë viteve 2023-2026 me pin kod 020_004574 & 020_004720, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Infermier/e i/e Përgjithshëm / 1 pozitë, shpall këtë:

K O N K U R S

Titulli i punës: Infermier/e i/e Përgjithshëm

Nr. i ekzekutuesve: 1(një)

Numri i Referencës: IR/RKS – 06/2025

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Vushtrrisë të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Vushtrrisë – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon dhe triazhon pacientët
  • Përgatit pacientët për vizitë
  • Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
  • Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QKMF apo në terren
  • Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
  • Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QKMF apo në terren
  • Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
  • Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
  • Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
  • Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
  • Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
  • Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.

Kriteret për aplikim:

  • Diplomë Universiteti – Bachelor i Infermieriëse ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë (drejtimi: infermieri e përgjithshme) – të bashkangjitet e noterizuar 
  • Kandidatët të cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë vendit, duhet të kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT për të aplikuar
  • Licenca për punë / valide (të bashkangjitet e noterizuar)
  • Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
  • Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (valid) – kandidati duhet të jetë shtetas i RKS
  • CV e përditësuar

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Projekti Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Vushtrrisë” gjatë viteve 2023-2026

Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Vushtrrisë

Vendi i punës: Komuna e Vushtrrisë (QKMF), Zonat rurale

Kohëzgjatja e kontratës sipas projektit: 30.04.2026.

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Afati i aplikimit:

Nga data 21/02/2025 deri më 06/03/2025 ora 23:59. Aplikacionet pas datës 06/03/2025 ora 23:59 nuk do te merren në konsideratë.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm përmes webfaqes, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në pjesën e aplikimit. Dokumentet duhet të ngarkohen në PDF.

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.