www.ofertapune.net Infermier/e i/e përgjithshëm (3) | PunaIme

Infermier/e i/e përgjithshëm (3)

Kompania

Komuna Vushtrri

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

15/10/2020

Data e perfundimit

30-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Vushtrri
  • Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm në QKMF– Vushtrri.
  • Numri i pozitave: Tre (3);
  • Titulli i mbikëqyrësit: Kryeinfermier në QKMF Vushtrri;
  • Grada/Koeficienti: 4.8 – H68;
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
  • Orët e punës: 40.

Përshkrimi  i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF;
  • Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore;
  • Kryen punët administrative shëndetësore;
  • Përgjigjet për participimin e pacientëve;
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit;
  • Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve;
  • Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulancë dhe anasjelltas;
  • Sipas urdhrit të Shefit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera;
  • Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit dhe shefit të sektorit të Mjekësisë Familjare;

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë-Dega Infermieri e Përgjithshme;
  • Të ketë Licencën e Punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Dega Infermieri e Përgjithshme (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 16.10.2020 deri 30.10.2020

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen kopje. Dokumentacioni nuk kthehet.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/