Infermier/e i/e përgjithshëm (3)
Data e publikimit
16/11/2020
Data e perfundimit
30-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:
KONKURS
- Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
- Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Vushtrri
- Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm në QKMF– Vushtrri.
- Numri i pozitave: Tre (3);
- Titulli i mbikëqyrësit: Kryeinfermier në QKMF Vushtrri;
- Grada/Koeficienti: 4.8 – H68;
- Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
- Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
- Orët e punës: 40.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF;
- Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore;
- Kryen punët administrative shëndetësore;
- Përgjigjet për participimin e pacientëve;
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit;
- Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve;
- Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulancë dhe anasjelltas;
- Sipas urdhrit të Shefit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera;
- Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit dhe shefit të sektorit të Mjekësisë Familjare;
Kualifikimi profesional, aftësitë:
- Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë-Dega Infermieri e Përgjithshme;
- Të ketë Licencën e Punës.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Dega Infermieri e Përgjithshme (kopje);
- Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje);
- Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 16.11.2020 deri 30.11.2020.
Paraqitja e kërkesave
Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.
Të gjitha dokumentet të dorëzohen kopje. Dokumentacioni nuk kthehet.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/