Infermier/e i/e përgjithshëm
Data e publikimit
15/01/2021
Data e perfundimit
30-01-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, udhëzimin administrativ 08/2017 MSh-së, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publikë si dhe Kërkesës së Drejtorit të QKMF të datës 11.11.2020, Komuna e Shtimes shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës në QKMF :
Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm në QKMF– Shtime, (QMF-Godanc)
- Institucioni: Komuna e Shtimes
- Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
- Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri i Pozitave: (1) një
- Titulli i mbikëqyrësit: Kryeinfermieri i QKMF-së,
- Grada/Koeficienti: 4.8 – H68;
- Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji
Detyrat dhe përgjegjësitë për Infermier i përgjithshëm
- Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF-QMF;
- Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore;
- Kryen punët administrative shëndetësore;
- Përgjigjet për participimin e pacientëve;
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit;
- Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve;
- Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulancë dhe anasjelltas;
- Sipas urdhrit të Kryeinfermierit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera;
- Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit të njësisë dhe QKMF-së;
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë-Dega Infermieri e Përgjithshme;
- Të ketë Licencën e Punës.
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Rezymeja Personale (CV);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
- Diplomat e kualifikimit;
- Kopjen e licencës;
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 15.01.2021 deri më datë 30.01.2021
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në QKMF, rruga “Anton Qeta “nr.39 në Shtime si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Shtimes dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Objektin e QKMF-së apo të dërgohen me postë në këtë adresë.
Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.