Horeca Sales Manager (2)
Data e publikimit
20/08/2020
Data e perfundimit
31-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
‘’Birra Prishtina” me seli në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shpall konkurs për 2 pozita pune:
Horeca Sales Manager
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Projekton dhe Harton politikat shitese dhe zhvilluese në sektorin Horeca.
- Projekton dhe Implementon planin vjetor për vitin kalendarik.
- Projekton, Organizon dhe Implementon, zgjerimin e portfolios së kompanisë në sektorin e Horecas.
- Planifikime Financiare për shitjen në Horeca për të gjithë vitin kalendarik.
- Sygjeron dhe Implementon aktivitetet e Trade Marketing në sektorin e Horecas.
- Minitoron dhe Motivon forcen shitëse në horeca.
- Harton planet javore/mujore të agjentave shites në Horeca
- Identifikon qartë top klientat sa i perket konsumit të produktit “Birra Prishtina”
- Monitoron konkurrencën dhe aktivitetet qe zhvillohen në treg.
- Kryen vizita të klientat kryesore ne nivele javore dhe mujor.
- Raporton dhe njofton, drejtorin e shitjes për të gjitha aktivitetet e ndodhura në treg dhe të klientat në pergjithesi.
Kualifikimet Profesionale
- Të kete arsim të lartë.
- Pervojë pune në shitje, e mireseardhur.
- Aftësi komunikuese dhe aftësi për negocim dhe paraqitje.
- Shkathtësi të zgjidhjes së problemeve dhe identifikimin e nevojave të ndryshme.
- Përparesi do të kene ata kandidate me pervoje pune në shitje.
Nëse shprehni interesim, ju lutem dërgoni një CV, diplomën (dhe certifikatat) si dhe një letër motivuese në e-mail adresën: [email protected]
Konkursi do te jete i hapur nga data: 20.08.2020 deri 31.08.2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë pranë zyreve tona.