www.ofertapune.net HelpDesk | PunaIme

HelpDesk

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-05-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitat:

HelpDesk

LOKACIONI: PRISHTINË

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve kompjuterike, softuerëve, sistemeve, rrjeteve;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike;
  • Ofrimi i mbështetjes teknike në të gjithë kompaninë;
  • Krijimi i llogarive për punonjësit e rinj;
  • Riparimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës;
  • Testimi i teknologjisë së re;

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike ose përkatëse;
  • Përvojë e dëshmuar si HelpDesk ose role të tjera të ngjashme;
  • Aftësi komunikimi në gjuhën angleze.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,;
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional;
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit;
  • Pagë konkurruese.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 15.06.2023
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.