www.ofertapune.net Kompani / Ekspert - Hartimi i kritereve për çmimin vjetor “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë” | PunaIme

Kompani / Ekspert – Hartimi i kritereve për çmimin vjetor “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë”

Kompania

Syri i Vizionit

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-06-2024

Data e perfundimit

29-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Termat e Referencës

Numri i Referencës: 3.3.1.4/SiV

Hartimi i kritereve për çmimin vjetor “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë”

Kërkojmë kompani apo ekspert për hartimin e kritereve për çmimin vjetor “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë” i cili do ndahet në baza vjetore për të moshuar të cilët kanë kontribuar në shoqëri pas pensionimit.

      I. Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Që nga fillimi, motoja e organizatës ka qenë “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës organizata i ka qëndruar besnike. Misioni i organizatës është “Zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit të saj dëshmon se është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

       II. Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit në bashkëpunim me organizatën Volkshilfe Solidaritat janë duke zbatuar programin “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë – AGE+” i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim i cili ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e pjesëmarrjes së të moshuarve në dialog me qeveritë e tyre në nivel lokal, duke shprehur nevojat dhe përfshirjen në vendimmarrje për shërbimet ndaj të tyre, rritjen e kapaciteteve të komunave, sektorëve private dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve për të ofruar shërbime për të moshuarit bazuar në rekomandimet e qytetarëve të moshuar dhe rritjen e ofrimit të shërbimeve plotësuese si mbështetje për të moshuarit në nivel lokal.

Ne kuadër të këtij programi SiV në bashkëpunim me këshillat lokal për moshën në komunën e Pejës dhe Istogut do zhvillojnë kriteret për ndarjen e çmimit vjetor për 2 qytetarë, 1 grua dhe 1 burrë për kontributin e dhënë në moshën e tretë me titullin “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë” Ky çmim nënkupton që komuna e Pejës dhe Istogut do të nderojë publikisht 2 qytetarë, 1 grua dhe 1 burrë, p.sh. 70 vjeç e lart; ose gazetar/autor i një publikimi, artikull ose video përmbajtjeje të rëndësishme mbi temën e plakjes dhe solidaritetit ndër breza, ose vullnetar/individ që ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribute të konsiderueshme në jetën e të tjerëve i cili/a shërben si model që tregon se të moshuarit tanë janë një pjesë e rëndësishme e strukturës së komunitetit.

Ky çmim do të realizohet në formën e një dokumenti/mirënjohjeje i cili do të dorëzohet në një ditë apo ngjarje të rëndësishme komunale.

        III. Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një ekspert apo kompani me përvojë (së paku pesëvjeçare) në hartimin e kritereve të ngjashme ngjarje të tilla:

  1. Hartimi i kritereve për ndarjen e çmimit “Qytetari aktive në moshën e tretë”
  2. Hartimi i thirrjes për nominimin/aplikimin e qytetareve
  3. Dizjanimi i çmimit

Ky çmim ka për qëllim të pasqyrojë vlerat dhe kontributin e të moshuarve gjatë jetës se tyre dhe që vazhdojnë të jenë pjese aktive dhe e rëndësishme për shoqërinë.

        IV. Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në fushat e kërkuara në kuadër të kësaj thirrje konsiderohen përparësi);
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe shkathtësi në shkrim dhe komunikim;
  • Shkathtësi të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe.

         V. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet të:

  • Zhvilloj konceptin e punëtorive në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it dhe për rishikim dhe miratim paraprak;
  • Përgatisë materialet e nevojshme për udhëheqjen e punëtorive me këshillat lokal për moshën e tretë në Pejë dhe Istog në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it
  • Udhëheqë punëtorinë me profesionalizëm, sqarojë dhe shtjellojë tematikën dhe termet përkatëse
  • Zhvillojë kriteret për çmimin vjetor “Qytetari aktive në moshën e tretë”, së bashku me thirrjen për nominimin/aplikimin e qytetareve si dhe dizajnin e çmimit;

         VI. Angazhimi i Ekspertit/es:

Kompania apo Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet gjatë muajit qershor në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme.

         VII. Kushtet e Pagesës:

Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas kontratës përkatëse për kryerjen e shërbimeve. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të të gjitha trajnimeve dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara me ToR.

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit gjatë trajnimeve dhe transportit në lokacionin e trajnimit do t’i mbulojë organizatori.

         VIII.    Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:

  1. Kopja e diplomës universitare (ndonjë certifikatë e licencimit nga institucioni përgjegjës konsiderohet përparësi);
  2. Përshkrimi i metodologjisë së punës, duke përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të materialeve për punëtori, udhëheqja e punëtorive dhe zhvillimi i kritereve.
  3. Biografia – CV
  4. Propozimi financiar*

*Oferta financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e materialeve, udhëheqjen e punëtorive, zhvillimin e kritereve dhe dokumenteteve përcjellëse.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën:

[email protected]: Aplikacioni për zhvillimin e kritereve “Qytetari Aktive në Moshën e Tretë”

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është me datë: 05 korrik 2024, ora 16:00. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!