www.ofertapune.net Graphic Designer (m/f) | PunaIme

Graphic Designer (m/f)

Kompania

KosovaJob LLC

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-04-2024

Data e perfundimit

30-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kompania: KosovaJob
Lokacioni: Prishtina
Pozita: Dizajner Grafik (m/f)
Data e fillimit: Maj 2024

Përmbledhje:

Ne jemi në kërkim të një Dizajneri Grafik (m/f), përgjegjësia kryesore e të cilit do të jetë krijimi i kampanjave vizuale për KosovaJob dhe klientët e saj. Ky rol kërkon që ju të përdorni kreativitetin tuaj për të dizajnuar banera, kampanja dhe elemente tjera vizuale për të rritur edhe më shumë praninë tonë online dhe offline. Për më tepër, ju do të keni mundësi të bashkëpunoni ngushtë me ekipin tonë të administratës për të zhvilluar në mënyrën më të mirë kampanjat vizuale për klientët tanë. Për fund, ky pozicion paraqet një mundësi të mirë për dikë të apasionuar pas dizajnit dhe për të mbështetur drejtpërdrejt nevojat e punëdhënësve në Kosovë!

Detyrat & Përgjegjësitë

  • Përgatitja e banerave dhe kampanjanve për rrjetet sociale për klientët tanë;
  • Krijimi i kampanjave dhe elementeve tjera vizuale për platformën e KosovaJob;
  • Dizajnimi i materialeve të tjera të brendit, si materiale promo të printimit, roll banera etj;
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin me sukses të planeve, projekteve dhe iniciativave të marketingut;
  • Merr komente nga Senior Dizajneri Grafik për t’u përmirësuar.

Kualifikimet:

  • Kualifikim në Grafik Dizajn apo të ngjashme;
  • Përvojë 1-2 vjet në dizajn grafik ose në role të ngjashme;
  • Përvojë me programet e dizajnit dhe program për editim grafik, si Photoshop dhe Illustrator;
  • E prefereueshme: Përvojë me Canva;
  • Aftësi të mira për të punuar në ekip;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi për kreativitet dhe zgjidhje të problemeve;

Cfarë ofrojmë ne:

  • Pagë konkuruese;
  • Punoni në mjedise me ritme të larta;
  • Mundësi të pafundme për rritje në karrierë;
  • Zyra moderne në qendër të Prishtinës.

Si të aplikoni

Ju lutemi aplikoni duke klikuar në butonin më poshtë. Aplikimi juaj është i vlefshëm vetëm përmes linkut të dhënë këtu.

Afati i fundit për aplikim është deri më 30 Prill 2024

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?